Kapriçot e motit,Italia e ndarë në dy
pjesë, stuhi në veri,diell në jug

Kapriçot e motit,Italia e ndarë në dy<br />pjesë, stuhi në veri,diell në jug
Prej kohësh jemi mësuar me kapriçot e motit. Shteti fqinj Italia është e ndarë në dy pjesë. Pjesa veri qendrore është e përfshirë nga shirat dhe erat e fuqishme ndërsa pjesa jugore është karakterizuar nga moti i ngrohtë.

Erërat e forta në pjesën veriore kanë arritur shpejtësinë deri në 120 km/h duke sjellë edhe probleme. Pemë të shumta janë rrëzuar duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Shumë komuna në Xhenova kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa probleme të shumta ka pasur edhe në porte. Mbrojtja Civile është vënë në alarm për shkak të goditjes së ndonjë tornadoje.E ndërsa veriu është përfshirë nga stuhia pjesa jugore e vendit është ende me pushime verore pasi moti është i ngrohtë.

[gallery]19093[/gallery]

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rekord botëror në kërcimin me shkop, suedezi Duplantis 'thyen gravitetin'

Paris 2024/ Rekord botëror në kërcimin me shkop, suedezi Duplantis 'thyen gravitetin'