‘Kapriçot e motit’, shi dhe temperatura të larta! Specialistja për Report Tv: Të njëjtat kushte atmosferike do kemi edhe përgjatë muajit qershor

Prej ditësh jemi gjendur në një situatë ku kushtet atmosferike kanë shkaktuar luhatjen e temperaturave brenda ditës dhe siç pohojnë edhe specialistët kjo pasqyrë atmosferike do të na shoqërojë edhe përgjatë muajit qershor.

Në mëngjes diell dhe temperatura të larta, ndërsa pasdite reshje shiu dhe stuhi lokale kanë krijuar një paparashikueshmëri të motit gjatë këtyre ditëve, por sipas specialistëve ky është një fenomen tipik dhe i zakonshëm për muajt maj-qershor.

E ftuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë në emisionin "Sot Live në Shqipëri", me Gazetarin Nertil Agalliu, Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM, ka shpjeguar për Repor Tv arsyet e destabilitetit të motit dhe parashikimin për fundjavën dhe muajin qershor.

Sa i përket situatës atmosferike përgjatë muajit maj, specialistja tha se ky fenomen është tipik i muajve maj-qershor dhe për rrjedhojë edhe në muajin e ardhshëm do të kemi këtë pasqyrë të motit.

“Gjatë këtyre javëve ne kemi hasur, në ditë kur paraditet kanë qenë të mira dhe pasditet janë shoqëruar me reshje shiu dhe stuhi lokale në zona të ndryshme. Kjo pasqyrë e motit dhe kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë edhe përgjatë javës që ne jemi dhe presim që dhe muaji qershor të ndodhet në të njëjtën situatë. Presim të kemi një qershor të lagësht, pasi është fenomen tipik për muajt maj-qershor dhe nëse kthemi pas në vitet 2017-2018 jemi përballur me një fenomen të tillë. Nuk është asgjë e jashtëzakonshme pasi në gjuhën tonë teknike njihet si destabilitet i kushteve atmosferike, pra kemi rryma ajrore që përplasen dhe sjellin paqëndrueshmëri në kushtet atmosferike që për pasojë sjellin stuhi të herëpashershme që do të jenë prezente edhe në ditë të ndryshme gjatë muajit qershor. Kjo situatë vjen nga ndikimi i masave ajrore, të cilat krijojnë retë dhe këto sjellin shirat kapriçozë dhe reshje të shumta lokale ne zona të caktuara të cilat në disa vende janë reshje të dobëta ndërsa ne disa të tjera më të dendura”, u shpreh Gjoni.

Sa i takon fundjavës specialistja e motit tha se fundjava do të mbyllet pak a shumë me të njëjtat temperatura që na kanë shoqëruar edhe përgjatë javës.

“Kjo javë mbyllet siç nisi, temperaturat do të jenë relativisht të larta për fundin e majit dhe fillimin e qershorit dhe janë më të ulëta në krahasim me vitin e shkuar. Qershori pritet të nis me temperatura më të larta se sa maji dhe përsëri do të vazhdojë të jetë i shoqëruar me reshje të herëpashershme”, tha Gjoni.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë