KORCE- Bllokohen në doganën e Kapshticës 10 kamionë, që prej ditës së djeshme. Bllokimi i sistemit kompjuterik të palës greke në doganën e Kapshticës ka detyryar drejtuesit e 10 kamionëve të kalojnë natën në pikën kufitare në pritje të rinisjes së punë nga ana e doganierëve greke.Ndërkaq pala greke ka njoftuar se sistemi kompjuterik për zhdogamnimin e automjeteve të tonazhit të rëndë ka pësuar defekt, cka e bën të pamundur realizimin e kësaj procedure dhe se po punohët për ta rivënë në punë këtë system.
Gjithsesi kalimi i automjeteve të vogla dhe i personave realizohet normalisht pasi kjo procedurë mund të kryhet nga pala greke, pavarësisht defektit për zhdoganimin e automjeteve të tonazhit të rëndë.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com