KORÇE- Emigrantët shqiptarë të cilët kishin planifikuar për tu kthyer sot në shtëpitë e tyre në Greqi, janë përballur me radhë të gjata në tokën neutrale mes dy pikave kufitare të Kapshticës dhe asaj greke. Shkak është bërë numri i reduktuar i sporteleve me të cilën po punonte pala greke.

Drejtori i policisë kufitare të Kapshticës ka bërë të ditur se problemet janë vënë re rreth orës 12. 30 minuta të mesditës së sotme, ndërkohë që në orën 16: 40 minuta makinat në resht që prisin të kalonin në tokën greke kishte arritur në 700 metra.

Pala greke punonte vetëm me 2 sportele, dhe fillimisht i është dhënë rëndësi autobusëve, dhe më pas automjeteve të vogla. Policia e doganës pret që fluksi të bjerë rreth orës 18:30 minuta, vetëm nëse do të reduktohet dhe fluksi I emigrantëve shqiptarë, ndërsa përjashtohet mundësia që pala greke të shtojë sportelet.

Pala shqiptare punon në dalje me gjashtë sportele.Sipas informacioneve në 24 orët e fundit në katër pikat e kalimit kufitar të Korçës kanë hyrë 4016 shtetas shqiptare me 1138 mjete, ndersa kanë dalë 5547 me 1448 mjete. Ndërkohë përsa ju përket shtetasve të huaj kanë hyrë 2167 me 750 mjete dhe kanë dale 1922 me 806 mjete.
(sg/shqiptajra.com)