TIRANË - Dy punonjës të Policisë Kufitare në Kapshticë u vunë në pranga pasi në mënyrë të vazhdueshme i kishin krijuar lehtësi që qytetari për të futur nga Greqia në vendin tonë cigare kontrabandë jo vetëm duke ju shmangur detyrimet doganore, por duke mos i vulosur asnjëherë pasaportën në të gjithë hyrje-daljet në kufirin shqiptaro-grek. Bashkë me inspektorët Niko Xhezahiri dhe Jonisa Kaso, të dy ndihmës kontrollorë të policisë kufitare në Kapshticë, policia arrestoi edhe qytetarin nga Bilishti Xhoni Meka. Vënia e tyre në pranga u bë nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Korçë
SH.Ç.B.A ishte vënë në dijeni se Meka në mënyrë të vazhdueshme kishte kaluar cigare kontrabandë për të cilat paguhet akcize. Sipas Policisë, Meka i merrte stekat me cigare në Duty-Free-Shop në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore. Më pas, sqaron policia, - këto mallra i fuste në bagazhin makinës “Benz Mercedez” me targa AA 237 GH dhe i tregtonte në lokale të ndryshme në qytetin e Bilishtit.
Në ngarkesën e fundit, të bllokuar në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht më 19 korrik qytetarit nga Bilishti iu kap një sasi e konsiderueshme steka cigaresh të markës “Fast”.
Policia thotë se punonjësit e Policisë kufitare duke shfrytëzuar detyrën në kohën që kryenin shërbimin nuk i vulosnin pasaportën e tij si në dalje ashtu dhe në hyrje të kufirit shqiptaro-grek me qëllim që Meka të kishte vazhdimësi në veprimtarinë e tij të kundraligjshme të kontrabandimit të cigareve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com