Është goditur një rast i mitdhënies në pikën kufitare të Kapshticës.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Besmir Bega, 31 vjeç, banues në Berat.

Më datë 18.11.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit.

Në momentin kur punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit gjysëm të hapur me një kartëmonedhë të prerjes 20 Euro, në brendësi të saj. Nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se ky shtetas, kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

s.k/Shqiptarja.com