Kapshticë/ Shqiptarët me dokumente pune 1-vjeçare s'lejohen të kalojnë kufirin! Asnjë shpjegim nga pala greke

Kapshticë/ Shqiptarët me dokumente pune 1-vjeçare s'lejohen të kalojnë kufirin! Asnjë shpjegim nga pala greke

Foto ilustruese

KAPSHTICË- Shqiptarët që janë të pajisur me karta pune 1-vjeçare dhe që udhëtojnë me automjete me targa shqiptare nuk janë lënë që të kalojnë doganën.

Pavarësisht ftesës që u është bërë për punë sezonale në shtetin helen, problemi është paraqitur në palën greke, por që nuk dihen ende motivet e këtij vendimi. Atyre nuk u është dhënë asnjë shpjegim nga autoritetet fqinje. 

Pjesa tjetër që janë të pajisur me pasaporta dhe karta identiteti greke, edhe pse udhëtojmë me automjete me targa shqiptare nuk kanë hasur asnjë pengesë. Burime bëjnë me dije se një gjë e tillë ka ndodhur vetëm ditën e sotme, por pa pasur më tepër informacion mbi motivet.

Për këtë çështje, referuar burimeve, është mësuar se autoritet shqiptare do të kenë një takim me palën greke për të zgjidhur këtë ngërç.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 11/07/2020 21:40

    E di anti shqiptari dhe spiuni Grek Vangjedhos Dulos per ket poshtersi qe pala Greke nuk i lejon keto hadhegjinje te shkojne per buk goje,po ti ndodhte kjo pune Grekeve spiuni Dulos menjehere do dilte ne konferenc per shtyp .shih cfar bohet ndaj Grekeve.

    Përgjigju
  • Hallexhiu: 11/07/2020 21:29

    Jane ankuar taksixhinjte Greke qe rrijne ne dogane si qente qe vertiten rrugeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb