Bie sistemi në pikën kufitare të Kapshticës, radhë të gjata automjetesh për të kaluar drejt Greqisë (VIDEO)

KORÇË- Sistemi i pikës kufitare të Kapshticës ka rënë prej orës 20:00, gjë që ka sjellë edhe radhë të gjata automjetesh për të kaluar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Report Tv ka mësuar se pala shqiptare nuk ka punuar për rreth një orë pasi ndodhi problemi me sistemin, por tashmë ka nisur puna.

Report Tv sjell edhe pamje nga radhët e automjeteve. Problemi ndodhet vetëm në pikën kufitare shqiptare, pasi pala greke po punon normalisht.  Një makine i duhet rreth 5 minuta për të kaluar të gjithë procedurën e regjistrimit nga ana e punonjësve të doganës në mënyrë që të kalojnë në shtetin grek. Ndërkohë, që një kamioni i duhet rreth një orë për të kaluar.

Momentalisht po punohet për të rikthyer sportelin. Teknikët kanë mbërritur që prej marrjes së njoftimit se sporteli ka rënë dhe po punojnë për rikthimin e tij, por ende nuk dihet sesa mund të zgjasë dhe kjo ka sjellë edhe radhët kilometrike të mjeteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Vijon puna manualisht në pikën Kufitare të Kapshticës, radhë e gjatë kamionësh

 

Ndonëse nuk është rregulluar sistemi, në Pikën Kufitare të Kapshticës vijon puna manualisht me shënim në regjistër. Kjo ka sjellë pakësim të radhës së mjeteve të vogla. Kryesisht në këtë moment ka një numër të lartë kamionësh. Teknikët janë duke punuar për normalizimin e situatës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 09/09/2022 23:54

    Nga jashte po thone qe kane pare ministrin e jashtem Lavrov me laptop duke bere sulm kibernetik nga interneti i nje kafeneje ne Moske. Ndersa ne po presim cdo na thote amerika per kete problem.

    Përgjigju
  • Kanani: 09/09/2022 21:44

    Urgjent perzini ambasaden Ruse se ajo ka mbetur tani!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?