Pas mbarimit të festave të fundvitit, shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek kanë filluar të largohen përsëri nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 6925 shtetas ndërkohë që një numër më i vogël është regjistruar në hyrje me 2978 shtetas.
Sipas autoriteteve tona po punohet me 5 sportele në dalje, 3 sportele për mjetet e vogla dhe 2 për autobuzat duke shmangur në këtë mënyrë pritjet dhe radhët kilometrike.