KAPSHTICË - Pengohet kalimi i shqiptareve në pikën doganore të Kapshticës. Mësohet se prej pasdites së djeshme dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhjetra shqiptarë nuk janë lejuar të kalojë në territorin grek, me arsyetimin se nuk plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë.
Të gjithë qytetarët e kthyer, do kalonin në shtetin helen për pushime, por janë kthyer mbrapsht. Një pjesë e tyre pohojnë se në doganën greke ju është kërkuar rreth 5000 euro garanci për ditë qëndrimi, gjë që ka qënë e pamundur të plotësohet prej tyre, por ka dhe të tjerë, të cilët shprehen se janë kthyer mbrapsht sa kanë kaluar traun e doganës shqiptare, pa u pyetur fare për kriteret apo dokumentacionin që disponojnë.
Ndërkohë mësohet se lidhur me situatën, autoritetet shqiptare në pikën doganore të Kapshticës kanë zhvilluar dy herë takime, me homologët grekë, ku kanë kërkuar, lëvizjen e lirë të qytetarve dhe marrjen e masave.
Priten orët në vijim për të parë se si do të procedohet më tej. Liberalizimi i vizave për shqiptarët nga BE në kufirin grek është shoqëruar vazhdimisht me kthime të shumta të shqiptarëve në kufi.
Një herë kërkohet ky apo ai dokument, një herë ngrihet pretendimi për toponime të gabuara të gjendjeve civile greke e shqiptare, një herë mungesa e garancisë pasurore , një herë garancitë e përsëritura të shtetasve greke mikpritës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com