Kapshticë, radhë të gjata automjetesh në dalje të Shqipërisë, pala greke punon vetëm me një sportel

KAPSHTICË- Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në dalje të Shqipërisë në doganën e Kapshticës. Nga autoritetet bëhet me dije se në doganën shqiptare po punohet me 6 sportele, konkretisht 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

Por në palën greke po punohet vetëm me një sportel, duke shkaktuar pritje të gjata për shtetasit që duan të kalojnë drejt Greqisë.

Situata e radhëve të gjata pritet të shtohet në orët në vijim, pasi pas festës së Pashkëve të shumtë janë shtetasit që do të kthehen në vendet e punës. Afro 20 mijë shtetas u futën në Shqipëri nga kjo doganë, javën qe shkoi para festës së Pashkëve.

Lajmi në përditësim...

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nemesis: 17/04/2023 14:54

    Greke te poshter, gjithmone nje avaz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari