Karabina: Nën sulmin e vazhdueshëm të ‘Foltores', PD ia doli të mbijetojë në 14 maj! Gazetarja ironizon Bashën: U rikthye si DJ për t’u bërë ‘meme’

Karabina: Nën sulmin e vazhdueshëm të ‘Foltores', PD ia doli të mbijetojë në 14 maj! Gazetarja ironizon Bashën: U rikthye si DJ për t’u bërë ‘meme’

Mirela Karabina dhe Danjela Maloku në 'Studio Live'

Viti që po lëmë pas ishte një tjetër vit i vështirë për Partinë Demokratike e cila tashmë është e ndarë në disa pjesë, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit që do të përcaktojë se kujt i cakton vula e partisë.

Ndërsa zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina e ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se viti që po lëmë pas, ndryshe nga 2022-shi ka qenë shënuar kthesë për demokratët. Ajo tha se pavarësisht sulmeve të ‘Foltores’ PD ia doli të mbijetojë edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Në vendet e tjera, kjo periudhë do të ishte normale për festa. Tek ne ndodh e kundërta, po ndodhin ato akte që nuk kishin ndodhur që prej 33 vitesh. Drejtësia po con para përgjegjësisë funksionarë të lartë të vendit. PD ka të drejtën e plotë që të ketë festën dhe të përcjellë mesazhe pozitive tek qytetarët.  Mund të kemi një të drejtë tjetër për të festuar pasi PD ka qenë në një gjendje të vështirë dhe ky ka qenë vit kthese, që nga zgjedhjet e majit”- tha Karabina.

Duke komentuar videon e publikuar së fundmi ky kryedemokrati Lulzim Basha shihet teksa feston në një klub të Tiranës me të anëtarë të PD-së, Karabina tha se pavarësisht situatës Partia Demokratike po përpiqet të përcjellë një situatë sa më festive.

Ndërsa gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku teksa tha se Basha nuk shfaqet në asnjë moment të rëndësishëm të vitit 2023, ironizoi demokratin duke thënë se u rikthye si DJ’ duke iu referuar edhe pamjeve të fundit ku shfaqej nën ritme të muzikës duke kërcyer.

“Kanë gjithë të drejtën për të trokitur gotat por tingëllon pak e çuditshme që Basha rikthehet si DJ, vetëm për momente që e mbushin rrjetin me meme, por mungon në jetën aktive publike, mungon në parlament, shmang konferencat me gazetarët.  Bilanci nuk bëhet kështu, duhet të bëjë një jetë aktive politike”- tha gazetarja.

Në kundërpërgjigjie ndaj gazetares, Karabina tha se Basha ka qenë aktiv gjatë vitit 2023 duke fituar kreun e partisë në zgjedhjet që u mbajtën në korrik.

“Basha, ju e dini se në muajin korrik ne bëmë zgjedhje për kryetarin e PD dhe ai fitoi kreun. Nëse ka një nga demokratët që duhet ta cojë para PD-në është Basha. Bëri aktin politik në 9 shtator me dorëheqjen edhe ne iu bashkuam, vazhduam me rizgjedhjen e tij për të vazhduar misionin e tij për ta kthyer PD-në në alternativë qeverisëse.”- tha Karabina.

Zëdhënësja e PD shtoi se vitin e ardhshëm Basha do të jetë edhe më tepër aktiv në daljet politike. Ndërsa theksoi se dera e PD është e hapur edhe për deputetët e grupit të Rithemelimit dhe të Bardhit, duke nënvizuar se këta të fundit kanë një detyrim moral ndaj partisë pasi tradhëtuan Kuvendin e 18 dhjetorit ku morën pjesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
Karabina për deputetët e grupit ‘Bardhi’: U ka rënë fati të jenë në lista, kanë detyrim moral ndaj PD-së! Tradhëtuan Kuvendin e 18 dhjetorit

 

E pyetur nga gazetari Arbër Hitaj mbi mundësinë e një bashkimi me ‘grupin’ e deputetëve të Bardhit, zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina tha në “Studio Live” se dera për ta është e hapur por duhet të kërkojnë falje publike për tradhëtinë e bërë ndaj Kuvendit të 18 dhjetorit 2021.

Sipas Karabinës, deputetët e grupit të Bardhit kanë detyim moral ndaj PD-së pasi janë listuar nga Lulzim Basha në listat për deputetë dhe pavarësisht se ishin të pranishëm vullnetarisht në Kuvendin e 18 dhjetorit, tradhëtuan besimin e demokratëve.

“Ata janë deputetë që janë listuar aty, janë deputetë të Lulzim Bashës, u ka rënë fati të jenë aty. Por nuk e kanë justifikuar pse janë aty. Grupimi që ka ndryshuar rrugës, ka një detyrim moral ndaj PD-së, për tradhëtimin e Kuvendit të 2021-it, ku ishin të pranishëm vullnetarisht, nuk i detyroi askush.

Ata nuk kanë asnjë qartësi politike se çfarë rruge po ndjekin. Deputetë të cilët nënshkruajnë kundër një strukture që është një investim i SHBA që po ndihmon shtetin shqiptar, e kanë përgjegjësi të përgjigjen. Dera e PD-së është e hapur për të gjithë ata që i bashkohen kësaj vije politike të PD. Duhet të kërkojnë një falje publike tek demokratët sepse kanë tradhëtuar besimin e tyre”- u shpreh Karabina.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik