Itali - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Komos, ku një karabinier qëlloi për vdekje komandantin e tij me pistoletën e shërbimit. Më pas u mbyll brenda në kazermë dhe bërtiti: “Unë e vrava.”
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së ndodhur pasditen e së enjtes. Ishin karabinierët që hynë në kazermën Asso dhe ndërhynë gjatë natës derisa arritën të bindnin kolegun Antonio Milia që të dorëzohej.
Para se të merrej nga kolegët, Milia çalonte ndërsa nuk dihet si është gjendja e tij.
Karabinieri dhe komandanti kishin krijuar familje. Të dy rezultojnë të martuar dhe me 3 fëmijë. Ushtari ka qenë i shtruar në repartin e psikiatrisë të spitalit San Fermo della Battaglia sepse vuante nga probleme psikologjike dhe më pas u lirua pasi u shërua. Ai u gjykua për t’u kthyer në punë.
Ndonëse ishte rikthyer në shërbim, duhet të ishte me pushime.