Kur të gjithë janë sy e veshë për të përthithur çdo informacion që vjen në lidhje me situatën nga koronavirusi në vend ekspertë të fushave të ndryshme ofrojnë këshilla praktike sesi mund të jemi më të vëmendshëm ndaj të gjitha veprimeve që kanë të bëjnë me aktivitetin tonë të përditshëm në kushtet e një izolimi në shtëpi. Në emisionin Repolitix mjekja dermatologe Brunilda Bardhi, gjatë një lidhje skype, ofron këshilla praktike sesi mund ta kalojmë këtë situatë globale.
“Higjiena personale është kryesore. Larja e duarve. Pasi duke i çuar në fytyrë mund të kontaminohemi. Unë rekomandoj që duart të lahen me ujë dhe sapun më shumë për 20 sekonda. Dezinfektimi është kryesor. Por dezinfektuesit kanë veti korozive dhe rekomandoj që për acarimin e lëkurës të përdoret: vazelinë, dyll blete, arrë kokosi, vaj ulliri në banjo marinë. Që ditë më parë si mjeke unë e kam mbyllur para kohe biznesin. Duhet të jetë kujdes i madh për kontaktet që kemi me pacientë. Numri i vizitave është minimizuar, jemi munduar të kontaktojmë në forma të tjera rrjete sociale apo telefon për të ulur riskun e transmetimit. Kemi ulur kontaktet me pacientët”-thotë mjekja dermatologe.
Ndërsa një prej instruktorëve të një palestre në kryeqytet Kristi Bibolli ka gjetur alternative të ndryshme sesi mund të ushtrohemi në kushte shtëpie. Madje videot që bën i poston në Instagram duke ofruar rekomandime të ndryshme.
'Ka mënyra të ndryshme që mund të bëjmë në shtëpi palestër. Ka ushtrime në shtëpi duke përdorur peshën e trupit. Unë stërvitem në garazh. Ushtrimet që ndihmojnë në stabilitetin e trupit. Duhet të bëjmë kujdes me ushqimin këto kohë', tha instruktori.
Por cilat janë këshillat praktike lidhur me mënyrën e të ushqyerit në këto kohë izolimi:
'Këto ditë kur nuk ke aktivitet fizik duhet të ulim kaloritë. Mund të bëhet një stërvitje më e zgjatur. Mund të bëjmë pushime më të shkurtra gjatë ushtrimeve. Girat mund t’i zëvendësojmë më bidonët me ujë. Këto ditë mund të marrësh suplemente. Edhe pse nuk bën palestër. Trupi ka nevojë për proteina',tha Bibolli.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.6%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1597
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor 2024, 07:51
-
Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Kompania mund të kërkojë dëshmpërblim! Nikolla: Duhet edukim
24 Dhjetor 2024, 21:29
-
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
18 Dhjetor 2024, 22:18
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor 2024, 21:32
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41