TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi vijon që të kritikojë kryeministrin Edi Rama që masat që po merr kundër përhapjes së koronavirusit janë me vonesë.

Bardhi ka risjellë një deklaratë kreut të qeverisë në datë 9 mars kur thotë se 'nuk jemi të kërcënuar dhe se nuk është fundi i botës' nga koronavirusi, ndërsa një ditë më pas thotë se 'jemi në luftë'.

"Sot bërtet luftë, luftë, luftë.....por përpara një jave thoshte nuk jemi të kërcënuar! Mirë që u zgjua nga gjumi dhe e kuptoi situatën! Kryeministër i skaduar" shkruan Bardhi.