Karantina për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Meta pas deklaratës së avokatit të popullit: Anulojeni, edhe 48 orë nis llogaridhënia

Karantina për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Meta pas deklaratës së avokatit të popullit: Anulojeni, edhe 48 orë nis llogaridhënia

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta vijon të kërkojë anulimin e karantinës për dy javë për shtetasit shqiptarë të cilët vijnë nga Greqia dhe Maqedonia, që është vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale meta ka mbështetur reagimin e Avokatit të Popullit i cili kërkon anulimin e urdhrit që detyron emigrantët të bëjnë karantinë 14 ditore, dhe që sipas tyre pamundëson pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë që vijnë për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.

“Mbështes plotësisht gjetjet, vlerësimet dhe Rekomandimet e Avokatit të Popullit, për anulimin e menjëhershëm të Urdhërit nr. 219, datë 19.4.2021, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia”. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe institucionet përgjegjëse shtetërore, përfshirë dhe pikat kufitare, jo vetëm duhet të anulojnë çdo vendimmarrjeje, që rëndon pozitën e shtetasve shqiptarë në mënyrë jo proporcionale, por kanë përgjegjësinë të hulumtojnë dhe të marrin vendime që njëkohësisht me garantimin e sigurisë shëndetësore, të respektojnë edhe të drejtat dhe liritë themelore, siç është e drejta për të zgjedhur.

Është për të ardhur keq, që emigrantëve në kufi, që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, u është kërkuar nënshkrimi i një formulari me detyrim, për vetëkarantinimin 14 ditor. Kjo kërkesë ka ardhur mbi bazën e një akti që nuk kishte hyrë ende në fuqi, pasi Urdhri nr. 219, datë 19.4.2021, i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si një akt me karakter normativ, në përputhje me nenin 117, pika 1, të Kushtetutës, merr fuqi juridike vetëm pasi botohet në Fletoren Zyrtare”, thotë Meta.

Meta shkruan se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe institucionet përgjegjëse shtetërore, përfshirë dhe pikat kufitare, jo vetëm duhet të anulojnë çdo vendimmarrjeje, por sipas tij duhet të hulumtojnë dhe të marrin vendime që garantojnë të drejtat dhe liritë themelore, siç është e drejta për të zgjedhur. Ndërkohë Meta paralajmëron se qeverisë i ka mbetur edhe 48 orë dhe më pas nis llogaridhënia.

“Akoma më i keqardhur ndihem për faktin se, në situatën pandemike, vijon mosbotimi i akteve zyrtare në kohë dhe një urdhër që pasohet me sanksione administrative, zbatohet pa hyrë ende në fuqi, e publikohet 2 ditë pas miratimit e zbatimit. I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përmes Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin, dhe çdo organi tjetër kompetent për dhënien e masave administrative, të kenë kujdes nga dalja e Rekomandimit të Avokatit të Popullit për anulimin e Urdhrit 219, datë 19.4.2021, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Merrni masa të reagoni me përgjegjshmëri, objektivitet, dhe jashtë ndikimeve politike! Mos cenoni të drejtën e votës së bashkatdhetarëve tanë! Edhe 48 orë nis llogaridhënia për shkelësit e Kushtetutës dhe të ligjit”, shton ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia