Pas vendimi të djeshëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e këtij vendimi absurd të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës për dy javë për shtetasit shqiptarë të cilët vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.
Për LSI-në, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën.
Karantina e detyruar 2 javore për qytetarët që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia u vendos dje nga Komiteti Teknik e Ekspertëve. Arsye e këtij vendimi janë bërë shifrat shqetësuese në këto dy vende fqinje dhe do jetë në fuqi deri më 3 maj.