Karantina 'shpik' tjetër rrugë për trafikun, drogë me motorë 'delivery' apo biçikletë

Situata më COVID-19 duket se ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në regjistrimin e ngjarjeve kriminale por nuk mund të thuhet e njëjta gjë sa i takon trafikut të narkotikëve ku në 3 javët e para të karantinës u goditën 6 raste.

Pavarësisht kufizimeve për lëvizje dhe shtetrrethimit shpërndarësit dhe transportuesit e lëndës narkotike nuk ndalen . Për të zhvilluar aktivitetin e tyre grupet që zhvillojnë këtë veprimtari të jashtëligjshëm përdorin fashën orare 5 të mëngjesit deri më 1 për të vijuar aktivitetin e tyre pavarësisht se me ritme më të ulëta se në ditët normale.

Burime nga policia bëjnë me dije se kjo kategori pasi pajisen me leje për të kryer pazare, lëvizin me biçikleta në këmbë si dhe duke u kamufluar motorët si për shërbim "delivery" ku me vete posedojnë doza të vogla lënde narkotike, gati për ta shpërndarë.

Report TV mëson  se nisur nga kjo situatë sektori i anti-drogës në policinë e shtetit ka nisur kontrollet për disa nga motorët "delivery" pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se grupet që zhvillojnë aktivitet në fushën e narkotikëve kanë filluar të përdorin këtë mënyrë për të vijuar punën e tyre.

Nga ana tjetër një metodë që po aplikohet nga trafikantët është edhe përdorimi i të miturve për shpërndarjen e dozave të lëndëve narkotike, rast ky i konstatuar vetëm pak ditë më parë në Tiranë, ku një 26-vjeçar përdorte një të mitur për kryerjen e aktivitetit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Law: 07/04/2020 16:15

    Ai qe e ha m**tin do e haj me motorr pice me biçiklet do e gjej mundrsin prap

    Përgjigju
  • Latif: 07/04/2020 16:07

    Nuk ka te "plotfuqishem" zone ose agjent a/droge qe nuk e di kush shet mall te lagja, puna eshte te "qeraja mujore". Edhe makinat e tjera me logo firmash jane me te predispozuarat te levizin "mall" kto dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen