Karantinohen emigrantët e parë shqiptarë më një hotel në Kakavijë, asnjë rezident në vendet e huaja nuk do të pranohet në atdhe

Janë strehuar në hotele shqiptarët e parë të kthyer nga Greqia, të cilët u pranuan në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, pasi plotësonin kriteret për t'u kthyer në atdhe. Ata do të qëndrojnë në një hotel pranë kufirit të karantinuar për 14 ditë, ku shpenzimet e qëndrimit do t'i mbulojnë vet.

Ndërkohë, të gjithë ata emigrantë që janë në tokën neutrale në kufi me shpresën për t'u kthyer pranë familjeve të tyre, nuk do të pranohen nëse janë rezidentë në shtetet e tjera, dhe nuk kanë arsye emergjence për të ardhur në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
Futen 5 shqiptarët e parë në atdhe nga Kakavija, do të karantinohen 14 ditë në hotelin pranë kufirit (VIDEO)

5 qytetarë shqiptarë janë pranuar të futen në atdhe me kushtin për t'u karantinuar 14 ditë në një hotel me shpenzimet e tyre. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raportoi se një hotel pranë kufirit ka mirëpritur 5 shqiptarët e parë, mes të cilëve nuk ka gra apo fëmijë. Ata do të qëndrojnë në hotel për 14 ditë, ndërkohë që shpenzimet janë në masën 70% më lirë se çmimet normale të qëndrimit të një nate në hotel. Në Gjirokastër janë 6 hotele deri më tani që janë vendosur në dispozicion për të pritur shqiptarët.

Nga personat që dëshirojnë të kthehen në atdhe, janë edhe 2 që kanë qenë edhe në Itali të cilëve u janë marrë tamponët për të bërë analizat COVID-19, dhe vetëm pas marrjes së përgjigjeve do të lejohet të futen nëse plotësojnë kriteret ku do të duhet të futen në karantinim 14 ditë në hotel.

Edhe 5 shqiptarëve që u futën në atdhe, iu morën tamponët për analizën COVID-19.

Ora 10:57
'Jemi emigrantë halli jo qejfi, s'kemi lekë të vetëkanatinohemi në hotele', 15 shqiptarë në Kakavijë kërkojnë të kthehen në Shqipëri

Sakaq në pikën kufitare në Kakavijë ndodhen 15 shtetas shqiptarë vijojnë të qëndrojnë në tokë neutrale. Në këtë doganë kufiri është izoluar dhe janë vendosur porta hekuri për të mos lejuar kalimin e emigrantëve ndërsa puna është ndërprerë. 15 emigrantët kërkojnë që të kalojnë në territorin shqiptar. Kërkesa e tyre është që mund të vetëkarantinohen në banesat e tyre dhe jo në hotele pasi nuk kanë mundësi ekonomike.

‘Kërkojmë vëtëkarantim në shtëpi, jemi të pamundur të paguajmë detyrimet që ka vënë qeveria. Shumica prej nesh kanë qenë në Greqi për punë dhe kemi punuar me dita. Jemi pa ngrenë, pa pirë, kërkojmë mbështetje’,- u shpreh njëri prej emigrantëve që ndodhet në tokën neutrale

Ora 10:30
23 emigrantë shqiptarë në tokën neutrale në Kapshticë, vetëm 5 do futen në atdhe, 18 do të kthehen

Kapshticë, në tokën neutrale ndodhen 23 shtetas shqiptarë të cilët kërkojnë të futen në Shqipëri. 5 prej këtyre shtetas në pritje janë rezidentë në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër janë shtetas shqiptarë rezidentë në vendin fqinj. Burimeve për Report TV nga pika e doganës së Kapshticës bëjnë me dijë se me shtetasit shqiptarë nuk do të ketë probleme sepse do të ndiqet e njëjta procedurë siç u ndoq mbrëmjen e kaluar me 35 shtetasit e tjerë shqiptarë.

Mbrëmë pas 4 netëve jashtë, autoritetet vendosën që të pranojnë vetëm 35 shtetasit shqiptarë rezidentë në Shqipëri, ndërsa pesë të tjerët duhet të ktheheshin.

35 shtetasit shqiptarë që kaluan mbrëmë në tokën shqiptare do të qëndrojnë në një hotel në qytetin e Korçës, ku do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë. Shpenzimet e tyre do të mbulohen nga Këshilli Koordinues i Diasporës pasi iu premtua nga ministri Pandeli Majki për shkak të pritjes prej ditësh që bënë ata në tokën nëutrale. Në hotel gjatë qëndrimit për 14 ditë në karantinë, të gjithë personat do të jenë të monitoruar nga policia dhe pas përfundimit të këtij afati do të lejohen që të shkojnë pranë familjeve të tyre.

Ndërkohë të gjithë shtetasit e tjerë të cilët plotësojnë kushtet për të hyrë në territorin shqiptarë do të vetëkarantinohen 14 ditë në hotel më lekët e tyre të monitoruar nga policia.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dol: 08/04/2020 14:27

    Emigrant halli??! Pse njohin ndonje emigrant qejfi keta ndocat???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë