Furtunë gjobash në pikat e karburanteve në të gjithë vendin, duke kërkuar vendosjen e një standardi për karburantin në funksion të mbrojtjes së automjeteve, sipas parametrave ligjorë të përcaktuar nga organet ligjzbatuese. “Dora” e rëndë e kontrolleve ka rënë mbi pikat e karburanteve në të gjithë vendin, me përjashtim të Tiranës.
Kështu, nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për muajin Korrik 2015 janë gjobitur 16 subjekte që tregtojnë karburante në disa pika në të gjithë vendin, nga të cilat 5 subjekte për mungesë dokumentacioni dhe 11 për tregtim të karburanteve dhe nënprodukteve jashtë standardit.
Gazeta “Shqiptarja.com” publikon listën e subjekteve dhe informacionin përkatës për secilin subjekt. Ajo që bie në sy është fakti se shuma më e madhe e gjobës që ka vendosur ISHTI është subjekti “Sun Petroleum Albania Sh.p.k”, pikërisht për pikën e karburantit në Shtiqen të Kukësit, me 3 000 000 lekë të reja, pasi është rast i përsëritur.
/Shqiptarja.com