Inspektoriati Shtetëror Teknik gjobit 33 subjekte private për muajin prill. Gjatë inspektimeve të kryera në të gjithë vendin në 693 subjekte private inspektorët kanë vendosur ndëshkimin për të gjitha subjektet e tregtimit me shumicë e pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse.
 
Këto masa administrative janë marrë në kuadër të inspektimit në të  gjitha subjektet e tregtimit me shumicë e pakicë  të karburanteve  dhe të lëndëve djegëse ku vetëm gjatë muajit prill  janë kryer 693  inspektime në gjithë vendin, nga të cilat 127 janë sh.a dhe 566 sh.p.k 

Vendimi i komisionit për gjobë ndaj këtyre subjekteve merret në bazë të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”. 

Inspektoriati Shtetëror  Teknik dhe Industrial në një deklaratë të shpërndarë për mediat thotë se, do të vijojë  pa ndërprerje kontrollet  në të gjitha pikat e tregtimit të karburantit dhe të lëndëve  djegëse.

Nga ana tjetër ISHTI u bën apel atyre  të blejnë  bombola  gazi (GLN) në pikat e shpërndarjes të cilat janë të certifikuara dhe që përmbushin elementët e sigurisë teknike.