TIRANE- Në seancën e sotme plenare kryeministri Rama foli dhe për boxhet milona dollarëshe që sipas tij janë krijuar nga qeveria Berisha.

 Rama tha se të gjithë përgjegjësit për këta borxhe do të paguajnë si dhe të gjitha paratë që nuk kanë paguar kompanitë do të mblidhen një për një.

“Në dogana e në tatime mungojnë pjesa dërrmuese, keni lënë një gropë të madhe e cila prek e kalon 200 milionë dollarët. Gropa merr përmasa të dukshme pikërisht kur vjen prill, maji dhe në qershor bëhet e madhe. Ku i keni çuar ato para? Për çfarë i keni përdorur? (U drejtohet deputetëve PD). Sikur t’i kishit shpenzuar për ujësjejllësa do të ishin në fatura, por mungojnë në llogaritë që keni lënë

NË SEKTORIN E NAFTES NUK KENI   MBLEDHUR 87 MLN DOLLARE
“Vetëm nga detyrimet e tarshëguasra në sektorin e naftës nuk i keni marrë si detyrime nga janari deri në fund të shtatori 87 milionë 241 mijë e 33 . 5 dollarë, të cilat janë jo kontrabandë, se është diçka tjetër. Janë detyrime të shkruara të cilat i mungojnë arkës së shtetit, zoti llogaritar, detyrime tatimore të shkruara, të gjithë atyre që i grabisin pasuritë nëntokësore të këtij populli dhe ju si keni mbledhur.

Që ne do i marrim kjo është pak por e sigurtë. Dhe që kjo është fletë e fletores së hapura të llogarive të papaguara. Mesatarisht 15 mln dollar në vit ua merrni shqiptarëve, drejtëpërdrejtë me demek me ligj duke vënë një pullë fiskale të vendosur arbitrarisht , një koncesionin tërësisht qesharak dhe e braktisur vitet të tëra nga e gjithë bota ku duam të integrohemi. Askush nuk e ka dhe asnjë shërbim tjetër, përveç kalimit të parave nga xhepat e shqiptarëve në xhepat që të jeni të sigurtë që janë plot dhe që ne do i shpojmë një nga një xhep për xhep.


(sg/shqiptarja.com)