Karcanaj: Me e-Albania kemi kursyer për qytetarët 70 vite kohë pritje në radhë

Karcanaj: Me e-Albania kemi kursyer për qytetarët 70 vite kohë pritje në radhë

Linda Karcanaj gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me drejtorin e Postës Shqiptare, Laert Duraj

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karcanaj gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Postën Shqiptare, për ofrimin e 33 shërbimeve të portalit e-Albania, në zyrat postare, tha se kjo platformë bën që qytetarët të kursejnë 80 mln lekë të reja në xhepat e tyre si dhe 70 vite kohë pritje në zyrat e institucioneve.

Sipas saj, kjo marrëveshje bën të mundur për qytetarët dhe bizneset të aplikojnë për sherbimet e portalit e-Albania nga çdo sportel i Postës Shqiptare në të gjithë territorin e vendit. Portali e-Albania ofron 591 shërbime elektronike, nga të cilat 122 janë me vlerë të plotë ligjore. Vetëm gjatë vitit 2018 në të u kryen 52 milionë transaksione, ose dy herë më shumë se viti 2017.

Deklarata e Karcanajt gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Postën Shqiptare:

Ky bashkëpunim bën të mundur që punonjësit e Postës të mund të gjenerojnë përmes e-Albanias dokumente me vulë elektronike të cilat nuk i kërkohen më qytetarit të paraqitur në sportel duke e lehtësuar kështu nga barra e mbledhjes fizikisht të këtyre dokumenteve në institucionet publike. Janë 33 dokumente që ofrohen me vlerë të plotë ligjore falë vulës elektronike, që numërojnë mbi 3 milionë gjenerime në 15 muaj nga të cilat më shumë se gjysma janë gjeneruar nga 7,300 punonjës të administratës publike të cilët kanë akses në portalin e-Albania.

Jo më kot krenohemi me jetësimin e këtij objektivi pasi u kemi kursyer rreth 80 milionë lekë të reja xhepave të qytetarëve përmes ofrimit pa pagesë të certifikatave të gjendjes civile, si dhe iu kemi eliminuar atyre 70 vite kohë pritje në radhë në sportelet e administratës për nxjerrjen e këtyre dokumenteve.

Marrëveshja e sotme sjell një risi në ofrimin e shërbimeve, pasi u krijon mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të aplikojnë për sherbimet e portalit e-Albania nga çdo sportel i Postës Shqiptare në të gjithë territorin e vendit.

Flasim për 591 shërbime elektronike të disponueshme në portalin e-Albania, nga të cilat 122 me vlerë të plotë ligjore në sajë të vulës apo nënshkrimit elektronik. Ndërkohë, po punojmë intensivisht për shtimin e 100 shërbimeve të reja elektronike gjatë vitit 2019. Platforma Qeveritare e Ndërveprimit, unike në rajon, mundëson komunikimin elektronik të sistemeve të institucioneve publike në kohë reale. Vetëm gjatë vitit 2018 në të u kryen 52 milionë transaksione, ose dy herë më shumë se viti 2017.

Çdo muaj portali e-Albania numëron mbi 1 milion vizita dhe mbi 400,000 përdorime të shërbimeve të tij elektronike, çka na dëshmon qartë se qytetarët dhe bizneset shqiptare e shohin atë si kanalin kryesor të marrjes së shërbimeve publike. Ndër shërbimet më të përdorura renditen:
•    Certifikatat e gjendjes civile, me më tepër se 100,000 gjenerime cdo muaj;
•    9 vërtetimet tatimore si vërtetimi i xhiros së subjektit, vërtetimi për pagim detyrimesh, vërtetime të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me mbi 50,000 gjenerime në muaj;
•    Dokumente të tjera të biznesit si ekstraktet apo certifikata e regjistrimit me rreth 10,000 gjenerime në muaj;
•    Shërbimet e aplikimit dhe gjenerimit të kartës së shëndetit, shërbimet konsullore online dedikuar shqiptarëve jashtë vendit, depozitimi i bilancit vjetor në Qendrën Kombëtare të Biznesit, aplikimi për leje ndërtimi, pagesat e kundërvajtjeve rrugore, faturave të energjisë elektrike apo ujit etj.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?