Karçanaj: Shërbimet konsullore në e-Albania, u kursyem emigrantëve 99 vite kohë

Karçanaj: Shërbimet konsullore në e-Albania, u kursyem emigrantëve 99 vite kohë

Linda Karçanaj

Falë e-Albania janë mundësuar rreth 436 mijë aplikime online për pasaportë dhe kartë ID, për shtetasit shqiptarë, që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

Kjo është deklarata e drejtoreshës së AKSHI-t, Linda Karçanaj. Ajo nënvizon se të dhënat tregojnë se platforma qeveritare e-Albania është e kudondodhur me shërbimet e saj elektronike, duke u shërbyer edhe nevojës së shqiptarëve jashtë vendit. 

 “e-Albania është zgjidhje edhe për ‘hallet’ e shtetasve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve! Iku koha kur emigrantët shqiptarë, me gjithë ngarkesat dhe vështirësitë e të jetuarit në vend të huaj, sorollateshin zyrave të konsullatës për të caktuar ditën dhe orën e takimit për të aplikuar për pasaportë apo kartë identiteti të re. Është koha që emigrantët shqiptarë të trajtohen si qytetarë europianë!”, shkruan ajo.

Një nga shërbimet me impakt real në jetën e emigrantëve shqiptarë është rezervimi online, në e-Albania, i ditës dhe orës së takimit për t’u pajisur me dokumentet e identifikimit për herë të parë apo për t’i rinovuar ato.

“Falë e-Albania kemi mundësuar rreth 436 mijë aplikime online për pasaportë dhe kartë ID, për shtetasit shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve. Sot, takimi rezervohet online në më pak se 5 minuta, duke u kursyer emigrantëve rreth 99 vite kohë pritje në radha”, përfundon Drejtoresha Karçanaj.

Një nga fokuset e qeverisë është lehtësimi i jetës së shqiptarëve, që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, për të cilët e-Albania ofron një sërë shërbimesh funksionale, nga certifikatat e gjendjeve civile përkatëse, te pajisja me dëshmi penaliteti dhe aplikimi për vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja