Kardinali Ernest Troshani:
Zoti e ruajtë atë që më arrestoi
VIDEO/Rama pret Dom Ernestin

Kardinali Ernest Troshani:<br />Zoti e ruajtë atë që më arrestoi<br />VIDEO/Rama pret Dom Ernestin
"Zoti e ruajtë atë që më arrestoi". Kështu u shpreh Kardinali shqiptar, Dom Ernest Troshani, 88-vjeç, i sapokthyer në aeroportin "Nënë Tereza".

Troshani u shpall Kardinal nga Papa Françesku dy ditë më parë. Troshani tha se nuk e priste këtë vendim të Atit të Shenjtë, pasi siç theksoi, në meshën e së dielës ishin mbi 1000 përfaqësues të Kishës Katolike nga vende të ndryshme të botës. 

Në këtë ditë të shënuar për të, Dom Ernest Troshani përcolli edhe një mesazh për atë që e arrestoi 43 vite më parë. 

"Zoti e ruajttë personin që më ka arrestuar. Të përhapim dashurinë dhe vëllazërinë kudo. Veprat tona të shërbejnë për të mirën e njerëzve. Çdo njeri, vëllazëri, pqqen, lutje, ndihmë, bashkëpunim e harmoni. Mesazhi më i madh është, o zot shtiju mendjen të gjithëve. Veprat e mira e ndjekin shpirtin kudo ku shkon. Katolikë, myslimanë e baktashinj kanë vetëm një zot. Të gjithë besimtarët kemi një zot", u shpreh Troshani, duke shtuar se nuk e priste se do të shpallej Kardinal. "Nuk e kam pritur dhe as nuk më ka shkuar në mendje". "Aty ishin edhe personalitete të tjera, gati 1000 veta dhe nuk më shkonte mendja"

Troshani u prit në aeroport nga kryeministri Edi Rama, deputeti Tom Doshi si dhe përfaqësues të Kishës Katolike, të drejtuar nga Kreu i Konferences Ipeshkvnore imzot Angelo Massafra.  

Kisha katolike shqiptare e ka vlerësuar vendimin e Papës si një tjetër ngjarje të rëndësishme, pas shenjtërimit të Nënë Terezës dhe lumturimit të 38 katolikëve që pësuan martirizimin në periudhën e errët të komunizmit atesit dhe që do të finalizohet me 5 Nëntor në Shkodër.

kardinali rama

kardinali rama

kardinali rama

kardinali rama




(Kryeministri Rama gjatë pritjes së rezervuar në Rinas Kardinal Troshanit)



At Ernest Troshani përloti Papa Françeskun, në vizitën e këtij të fundit në Shqipëri në 21 shtator 2014-ë, me dëshminë e tij për vuajtjet gjatë viteve të regjimit komunist.

Ernest Troshani u dënua nga regjimi në vitin 1963, pasi mbajti një meshë në kujtim të ish-presidentit amerikan John Kennedy, pas vrasjes së tij. 

Dom Ernest Troshani është Kardinali i dytë shqiptar, pas Dom Mikel Koliqit. 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar