Stili i ri i jetës, aktiviteti i pakët fizik, ushqimet e shpejta apo niveli i shtuar i stresit, ka bërë që një e treta e të gjitha vdekjeve në botë t’i dedikohen sëmundjeve kardiovaskulare. Edhe në Shqipëri 40% e vdekjeve shkaktohen nga sëmundjet e zemrës.
Mjeku kardiokirurg, Arben Baboçi, në një intervistë për Report Tv, shprehet se problem mbetet tendenca në rritje që prek moshën mesatare.
"Zakonisht mbi moshën 50 vjeç ndeshen këto sëmundje, sidomos sëmundjet e enëve të gjakut, pra sëmundja ishemike e zemrës. Ne kemi disa vjet që që arrijmë shifrën rreth 750 operacione në vit, nga këto në vit kryhen rreth 100 operacione kryhen në fëmijët, pra në sëmundjet e lindura, shprehet kardioilogu Baboçi.
Mjeku Baboçi, na njeh edhe me disa këshilla për të ulur mundsinë e sëmundjeve të zemrës.
"Aktivitet fizik, sport në rini, sa më shum ti largohen veseve shqetësuaes, si duhanpirja, apo konsumi i lakoolit. Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme është diçka shumë e rëndësishme:, përfundon Baboçi.
Po në ditën botërore te sëmundjeve te zemrës u hap në qendrën spitalore “Nënë Tereza” pavioni i rikonstruktuar i reanimacionit te kardiologjisë dhe hemodinamika.
“Nga nëntori 2015 rreth 3 mijë jetë janë shpëtuar pikërisht falë kësaj urgjence. Kemi hapur edhe dy qendra të reja, sot janë diagnostikuese, por shumë shpejt do të jenë edhe trajtuese, në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në spitalin Rajonal të Shkodrës”, shprehet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Reanimacioni i Kardiologjisë i shërben afro 2300 pacientëve në vit. Ministria e Shëndetësisë tha se do të shtohen investimet në shërbimin spitalor, ndërsa pritet të fillojë ndërtimi i spitalit te ri te sëmundjeve te brendshme.
[gallery]24077[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO