TIRANË-Një apartament është shkrumbuar nga zjarri gjatë natës në zonën e Unazës së re në kryeqytet, ndërsa shkak besohet se është bërë një karikues celulari. Flakët kërcënuan gjithë pallatin, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikesve evitoi një tragjedi.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati, ne nje banese ku jetonin 3 vajza. Në momentin kur kanë nisur flakët e para, vajzat ishin në gjumë. Zjarri i tymi që u përhapën me shpejtësi i ka zgjuar vajzat të cilat i kapi paniku.

Për ti shpëtuar flakëve njëra prej vajzave është detyruar të hidhet nga ballkoni i saj drejt ballkonin e komshiut. Si pasojë, ajo ka dëmtuar këmbën, ndërkohë që dy vajzat e tjera kanë mundur të dalin nga dera me shpejtësi.

Sipas Policisë së Tiranës mendohet se shkak i zjarrit kanë qenë njëri prej dy karikuesve që ishin lënë në prizë. Për shkak se kishte defekt, mendohet se karikuesi ka pësuar masë, duke marrë fillimisht flakë kabëlli i tij, ndërkohë që më pas zjarri është përhapur me shpejtësi.

Zjarri ka krijuar panik tek banorët e tjerë të pallatit duke i detyruar të braktisin shtëpitë bashkë me fëmijët.

Kanë qëne 4 zjarrfikse të cilat kanë shkuar në Unazën e Re për të shuar flakët, por fatkeqesisht banesa e 3 vajzave është djegur tërësisht. Për fat të mirë, apartamentet ngjitur nuk janë përfshirë nga flakët.

Report TV sjell pamje nga pasojat e zjarri tek pallati.

[gallery]20188[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/d.b/Shqiptarja.com