Karim Benzema harron Francën, kapiteni i Real Madrid: Së bashku mund të fitojmë gjithçka

Karim Benzema harron Francën, kapiteni i Real Madrid: Së bashku mund të fitojmë gjithçka

Karim Benzema

Real Madrid organizoi një darkë festive me rastin e festave të fundvitit. Kapiteni Karim Benzema dhe trajneri Carlo Anceloti kanë folur në këtë event. Benzema duket se e ka harruar largimin nga kombëtarja franceze dhe "Topi i Artë" është totalisht i fokusuar te Galaktikët, duke premtuar të tjerë trofe.

“Në emër të të gjithë skuadrës, dua të ndaj këtë moment gëzimi me të gjithë tifozët tanë për mbështetjen e palodhur dhe të pakufishme gjatë një viti që ka qenë për kartolinë. Viti 2022 ka qenë vërtetë i paharruar për të gjithë ne, për Realin e Madridit. Kemi fituar gjithçka mund të fitonim. Së bashku ia kemi dalë dhe kështu së bashku mund të mposhtim këdo. Uroj që viti i ardhshëm të na sjellë suksese të reja. Së bashku mund të fitojmë gjithçka”, tha kapiteni Benzema.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur