Portieri gjerman Loris Karius përveç talentit dhe famës që ka fituar në vitin 2018 duke shkuar deri në finale të Champions League njihet dhe për ‘gafat’ e shumta të tij në rolin e portierit, por aq të shpeshta sa po bëhen këto gafa po vihen në dyshim aftësitë e tij.
Ai e filloi në mënyrë të shkëlqyer vitin 2018 në skuadrën e Liverpool duke i rrëmbyer vendin e titullarit portierit Mignolet. Deri në finalen e 26 majit përballë Real Madrid, Karius ishte gjetja e trajnerit Klopp. Por ai do të luante një rol deçiziv në finale, ku me dy gola ‘të falur’ arriti të çonte ndeshjen në 3-1 duke thyer shpresat e Liverpool.
Anglezët do të detyroheshin të bënin një blerje të bujshme, Alisson dhe Karius do të kalonte tek turqit e Besiktas të cilët dolën vetë garant për gjermanin 25 vjeçar. Por duket se gjermani nuk paska ‘këmbë të mbarë’ edhe tek Besiktas. Bardhezinjtë renditen në vendin e 7 në kampionat dhe Karius vazhdon ende me ‘gafat’ e tij.
Së fundmi Besiktas është shkatërruar nga Kasimpasa me rezultatin 4-1. Vendasve, tek goli i katërt, mendoi ti japë një dorë edhe Karius.Kjo nuk është gafa e parë e Karius pas 6 muajsh eksperiencë tek skuadra turke.