VLORË - Tokat bujqësore në fshatrat e lumit të Vlorës prej kohësh janë pushtuar nga karkalecat, insekte të cilat po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report në një tokë bujqësore në fshatin Shkozë nuk kanë nevojë për shumë koment, teksa tregojnë se “pushtuesit” vijojnë pa mëshirë shkatërrimin e të mbjellave.

Fermerët, ata të cilët përballen me pasojat e këtij insekti, i bëjnë apel për ndihmë instancave përkatëse, ndërsa nuk harrojnë të theksojnë se po shkojnë drejt falimentimit.

Inspektorët e Drejtorisë së Bujqësisë në këtë rreth kanë zbarkuar në këto zona dhe po sjellin preparatet e nevojshme për të luftuar këtë insekt.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)