Karolina, peshkaqeni shfaqet në
breg, sulmon 2 fëmijë për 90 min

Karolina, peshkaqeni shfaqet në<br />breg, sulmon 2 fëmijë për 90 min
Dy fëmijë, 12 dhe 16 vjeç kanë qenë pre e një sulmi nga një peshkaqen në Oak Island në Karolinën e Veriut. Dy të miturit kanë qenë duke u larë në det në momentin kur në ujërat e detit është shfaqur një peshkaqen duke gjumtuar fëmijët.
 
Ngjarja ndodhi të dielën. Dy rastet u regjistruan me një diferencë kohore prej 90 minutash.
 
Viktima e parë, një vajzë 12-vjeçare ka humbur një pjesë të krahut nga sulmi, ndërsa ka pësuar dhe dëmtim të indeve në këmbë.
 
Ndërkohë viktima e dytë, një djalë 16-vjeçar ka humbur krahun.
Ka qenë ora 04:12 kur është dhënë alarmi i parë sos, për ti shkuar në ndihmë vajzës së sulmuar nga peshkaqeni.
 
“Njerëzit filluan të bërtisnin: “Vraponi! Nxirreni nga uji!Unë pashë dikë ta nxjerrë këtë vajzë nga uji dhe njerëz të tjerë u mblodhën rreth saj për ta ndihmuar. Ishte shumë e tmerrshme, gjendje ankthi pasi vajza kishte shumë gjakderdhje dhe njerëzit ishin munduar me mjete rrethanore për të ndaluar gjakderdhjen”, - tregon një dëshmitare.
 
Incidenti i dytë është raportuar në orën 05:30 të së dielës.Ndërkohë autoritetet vendore po patrullojnë me helikopter nga ajri për të identifikuar vizitorin e padëshiruar që vuri në panik pushuesit.
 
Gjatë ditës së sotme zyrtarët e qytetit do të takohen për të vendosur nëse do të mbyllet zyrtarisht ky plazh për publikun.
 
“Plazhi në Oak Island, një qytet me rreth 7,000 banorë ishte mbushur me njerëz të dielën dhe “koha ishte e bukur,” tha kryetari i komunës.
 
Më tej, ai shtoi se prania e peshkaqenëve është e panjohur për atë zonë. Një banor i vjetër kujton vizitën e fundit të një peshkaqeni para 36 viteve.

sulm peshkaqeni
sulm peshkaqeni
sulm peshkaqeni
sulm peshkaqeni
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë