Karta e rezidentit që ofron parkim falas për qytetarët e Tiranës brenda zonës ku banojnë, vlen deri në fund të këtij viti. Deri tani nuk ka një njoftim nga Bashkia e Tiranës se si do të veprohet në vazhdim me banorët që përdorin falas këtë shërbim.
Karta e rezidentit është falas, të paktën deri në fund të vitit. Përmes kartës së rezidentit qytetarët e Tiranës përfitojnë parkim falas në vendet e dedikuara brenda zonën ku banojnë.
Tirana është e ndarë në 4 zona për parkim me pagesë dhe do të ketë 3 nivele tarifimi, të cilat janë 20, 40 dhe 100 lekë. Qytetari rezident gëzon të drejtën të parkojë pa pagesë edhe në rrugët kryesore të zonës së tij, të cilat janë me pagesë.
Karta e rezidentit, që ofrohet për 12 muaj, do të jetë falas vetëm për fazën e projektit pilot, deri në fund të vitit, por ende nuk ka një njoftim nga Bashkia e Tiranës së çfarë do të ndodhë pas kësaj date. Pulla identifikuese është “e personalizuar” vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme” ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës.
Bashkia e Tiranës është kontaktuar për të mësuar sesi do të vijojnë procedurat e Kartës së rezidentit, por deri më tani nuk ka reagim. Njoftimi i fundit i bërë me 15 shtator 2017 në faqen zyrtare të “Tirana Parking” thotë:
”Në kuadër të vazhdimësisë së Projektit Rezident, për të gjithë banorët të cilët janë pjesë të Zonës 1, e cila përfshinë Njësitë Bashkiake Nr.6 (pjesërisht), 7, 9, 10, 11; dhe banorët e Zonës 4, ku bëjnë pjesë Njësitë Bashkiake Nr.5 dhe Nr.6 (pjesërisht), janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të institucionit Tirana Parking, për të dorëzuar dokumentet për aplikimin e Kartës Rezident, si më poshtë vijojnë.
Vërtetim Banimi,
Çertifikatë Familjare,
Fotokopje e lejes së qarkullimit/certifikatës së pronësisë së automjetit”.
Vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët që janë rezidentë të asaj zone.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO