Karta me simbolet e PD për Kuvendin e Berishës, reagon Bardhi: Nuk janë të autorizuara nga PD! Falsifikim, po kërkojmë informacion për personat që e kanë kryer

Karta me simbolet e PD për Kuvendin e Berishës, reagon Bardhi: Nuk janë të autorizuara nga PD! Falsifikim, po kërkojmë informacion për personat që e kanë kryer

1638222976_GazmentBardhi1e1572281445826.jpg

'Falsifikim' e ka konsideruar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi praninë e kartave me simbolet e PD-së për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Me një mesazh dërguar strukturave lokale të PD-së, Bardhi thotë se kartat janë prodhuar nga persona të paidentifikuar, duke theksuar se po kërkohet informacion për ta. Sipas Bardhit, simbolet e PD nuk mund të përdoren për interesa personale dhe se kjo po dëmton interesin politik të partisë.

Mesazhi i plotë i Bardhit:

Të nderuar,

Në vijim të shqetësimit të shprehur nga disa anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PDSH për përdorimin pa të drejtë të të dhënave të tyre, në një dokument që përmban simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kam konstatuar se:

Është e vërtetë që në media dhe në rrjetet sociale janë publikuar disa dokumente me simbole të Partisë Demokratike dhe të dhënat e anëtarëve të Partisë Demokratike dhe/ose anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PDSH. Këto dokumente dhe përdorimi i të dhënave të anëtarëve nuk është autorizuar nga asnjë organ përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë, dhe për pasojë ato janë dokumente të paligjshme dhe të falsifikuara, të prodhura nga persona të paidentifikuar dhe që nuk përfaqësojnë asnjë organ të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky veprim synon të dëmtojë interesin politik të Partisë Demokratike, duke e shfaqur atë në sytë e opinionit publik si një celulë ilegale, ku cilido për intersin e tij personal mund të përdor simbolet e PD apo të dhënat e anëtarëve të PD.

Në përputhje me nenin 6 të Statutit të PD, ku theksohet se simbolet e Partisë Demokratike përdoren vetëm nga organet përfaqësuese të PDSH-së ose me autorizim të tyre, kërkoj përcjelljen e informacionit të plotë dhe të dokumentuar mbi personat që në Degët respektive administrojnë, shpërndajnë apo prodhojnë dokumente të tilla të paligjshme dhe të falsifikuara, duke keqpërdorur të dhënat e anëtarëve të PDSH.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi


Lajmi kryesor:

1 javë nga Kuvendi, nga ‘Kodi i Sigurisë’ te protestat, çfarë pritet të ndodhë më 11 dhjetor! Bardhi: Po përdoren simbolet e PD për interesa personale


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen