1 javë nga Kuvendi, nga ‘Kodi i Sigurisë’ te protestat, çfarë pritet të ndodhë më 11 dhjetor! Bardhi: Po përdoren simbolet e PD për interesa personale

Ndonëse ndërtimi i tij ka qenë objekt i sulmeve të opozitës, pas një jave, stadiumi 'Air Albania' do të jetë mikpritesi i delegatëve që do t’i bashkohen Kuvendit të Sali Berishës. Deri më tani, janë në total rreth 2500 delegatë nga thuajse gjysma e degëve të PD që do t’i bashkohen 11 dhjetorit, emrat e të cilëve janë bërë publikë.

Të dielën, emrat i lexuan nga selia blu dega 2, Kamëz dhe Dajt, ndërsa nga selia e degës edhe 5 bashkitë e Qarkut Berat.

"Demokratët me Lulzim Bashën nuk mund të vijnë kurrë në pushtet. 11 dhjetori është festë e PD-së, sepse çdo delegat ka firmosur me vullnet të plotë. Delegatët e kanë kërkuar vetë mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit", kanë thënë ndër të tjera përfaqësuesit e autorizuar për të lexuar emrat.

Verifikimi i mandateve të delegatëve, do të bëhen ditën e Kuvendit, ndërsa firmëtarët janë pajisur edhe me një kartë, e cila do të këtë edhe një barkod sigurie. Kartat përmbajnë emër, atësi, mbiemër dhe postin në organigramën e degës së qytetit përkatës. Delegati paraqet ID për konfirmim dhe çdo kartë është elektronike, e pajisur me barcodin identifikues.

Nga ana tjetëe, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas shpërndarjes së kartave për delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit duke e quajtur falsifikim të simboleve të PD. Ai thotë se simbolet e partisë nuk mund të përdoren pa autorizim, e aq më pak për interesa personale.

Në kuvendin e 11 dhjetorit, pritet të jenë edhe ish figura të Partisë Demokratike ndër vite, të cilët mund të mbajnë edhe fjalën e tyre.

Deri më tani, zyrtarisht nuk është prezantuar asnjë platformë me ndryshime statutore, por ish kreu i PD dhe një grup juristësh që e kanë mbështetur pritet të propozojnë, e nëse kanë kuorumin edhe të miratojnë disa ndryshime si të ashtëquajturin prej Berishës neni ‘Basha’, që detyron kryetarin të dorëhiqet në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme, të drejtën për referendum brenda partisë apo lejimin e fraksioneve. 

Edhe pse pretendohet një kuvend i thirrur nga demokratët dhe për demokratët, Lulzim Basha duket se do të jetë epiqendra e 11 dhjetorit, pasi do të merren në analizë qëndrimet dhe aktet e tij si kryetar, nga ajo që organizatorët e quajnë ‘parime themelore të PD’, ç'ka mund të pasohet në një mocion mosbesimi për shkarkimin e tij.

E për të bërë këtë, Kuvendi do të duhet të thërrasë referendum të më shumë se 76 mijë anëtarëve që ka kjo forcë politike, të cilët do të votojnë për propozimet e 11 dhjetorit.

Në rend të ditës, ka edhe përcaktimin e aksionit opozitar të udhëhequr prej Sali Berishës, por duket se këtë pikë ky i fundit e ka paracaktuar, pasi në turin e foltoreve ka bërë thirrje për nisjen e stinës së protestave.

TABELA, DEGËT DHE SHIFRAT E DELEGATËVE TË PUBLIKUAR DERI TANI: 

Karta e Delegatit në Kuvendin e 11 dhjetorit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Karta me simbolet e PD për Kuvendin e Berishës, reagon Bardhi: Nuk janë të autorizuara nga PD! Falsifikim, po kërkojmë informacion për personat që e kanë kryer

1638222976_GazmentBardhi1e1572281445826.jpg

'Falsifikim' e ka konsideruar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi praninë e kartave me simbolet e PD-së për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Me një mesazh dërguar strukturave lokale të PD-së, Bardhi thotë se kartat janë prodhuar nga persona të paidentifikuar, duke theksuar se po kërkohet informacion për ta. Sipas Bardhit, simbolet e PD nuk mund të përdoren për interesa personale dhe se kjo po dëmton interesin politik të partisë.

Mesazhi i plotë i Bardhit:

Të nderuar,

Në vijim të shqetësimit të shprehur nga disa anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PDSH për përdorimin pa të drejtë të të dhënave të tyre, në një dokument që përmban simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kam konstatuar se:

Është e vërtetë që në media dhe në rrjetet sociale janë publikuar disa dokumente me simbole të Partisë Demokratike dhe të dhënat e anëtarëve të Partisë Demokratike dhe/ose anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PDSH. Këto dokumente dhe përdorimi i të dhënave të anëtarëve nuk është autorizuar nga asnjë organ përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë, dhe për pasojë ato janë dokumente të paligjshme dhe të falsifikuara, të prodhura nga persona të paidentifikuar dhe që nuk përfaqësojnë asnjë organ të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky veprim synon të dëmtojë interesin politik të Partisë Demokratike, duke e shfaqur atë në sytë e opinionit publik si një celulë ilegale, ku cilido për intersin e tij personal mund të përdor simbolet e PD apo të dhënat e anëtarëve të PD.

Në përputhje me nenin 6 të Statutit të PD, ku theksohet se simbolet e Partisë Demokratike përdoren vetëm nga organet përfaqësuese të PDSH-së ose me autorizim të tyre, kërkoj përcjelljen e informacionit të plotë dhe të dokumentuar mbi personat që në Degët respektive administrojnë, shpërndajnë apo prodhojnë dokumente të tilla të paligjshme dhe të falsifikuara, duke keqpërdorur të dhënat e anëtarëve të PDSH.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gora: 05/12/2021 16:58

    Berisha bajga e kombite

    Përgjigju
    • Turi qe ta vuri: 05/12/2021 23:54

      @ Lorenci Ti paske ik per lesh bubi. U ka shplare trute Berish Qenefi.

    • Lorenci: 05/12/2021 21:42

      Sali Berisha eshte nderi kombit. Jashteqitja çifti Rama-Basha dhe lakejt e tyre

  • beni: 05/12/2021 16:27

    hahahaha o Gazi o njesh, e ke te shenuar qe simbolet mund te perdoren me lejen e anetaresise dhe jane anetaret qe po hskojne ne kuvend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar