Banka e Shqipërisë ka njoftuar ditën e sotme se fundi i vitit 2023 do të shënojë edhe afatin e fundit për këmbimin e disa kartëmonedhave të vjetra që ende qarkullojnë, tashmë pa kurs ligjor.
Mbështetur bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, Banka e Shqipërisë njofton se data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:
100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;
100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;
200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;
500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;
500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;
1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut.
Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.


-
Mashallah na keni lanë afat deri në fund të vitit. Tre javë e kusur. Po te ishit keq organizuar keni pas mujte me jeq nga qarkullimi brenda nates.
Përgjigju -
I doni per koleksion se kto monedhane foto kan dal me kohe nga qarkullimi
Përgjigju -
Po shtypni ndonjë monedhë CoMemorative me F.S.Nolin!..Si 2 Euroshi,Jubilare!
Përgjigju-
Po kjo cfar lidhje ka posta, po behet fjal per terrheqen e kartmonedhat me emetim te 1992-1996 dhe jo emetimete e mevonshme pervec kartmonedhen e 100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit
-
ATO QE JANE PER T'UNDRUAR T'UJEPET POROSI TREGETAREVE NDEROJNE TI TE VJETRAT DHE ATA T'I NDEROJNE NE BANKA KUR I DOREZOJNE LEKET .NDERSA BANKA. T,INXJRE VETEM TE REJA DHE JO LEKET E VJERA TE SHPERNDAHEN NEPERMET RROGAVE DHE PENSIONEVE.....90 PENSIONEVE(ARKETARRET TE THONE AJDE NGA ORA 14.00 SE ATEHETE VIJNE LEKET NGA POSTA QE NDRORE.CFARE BEJNE ATO ARKETARE DERI NE OREN 14. A I KONTROLLON NJERI..
-
jo
-
-
qerrojeni kerrmen !!!
Përgjigju









Komente
Komento