Në këto ditë të ftohta janari, natyra ‘ka pikturuar’ peizazhet më të bukura në Shqipëri. Në Malin e Çikës në Llogara, majat e mbuluara nga shtresa e bardhë e dëborës ‘shohin’ drejt detit të kaltër të Jonit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon në rrjetet e tij sociale ku shihet një grup që është ngjitur në malin e Çikës dhe ka ndezur disa tymuese që spikatin mes bardhësisë.
“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje spektakolare nga Mali i Çikës në Llogara, ku deti e bora ndajnë kartolinën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krah videos.
Komente










