Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të martë drejt kryeqytetit francez për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën që organizohet nga Presidenti Emanuel Macron. Nga Parisi, kreu i qeverisë ndau pamjet e takimit me Ministrin e Drejtësisë së Francës, Gerald Darmanin.
Në postimin e tij, Rama thotë se kanë folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë për konsolidimin e draftit të Kodit të ri penal, në mënyrë që të jetë në përputhje dhe harmoni të plotë me standardet evropiane.
"Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane", shkroi Rama në Facebook.
Samiti për Ukrainën bën bashkë udhëheqësit e 35 shteteve për të diskutuar mbi garancinë e sigurisë për Ukrainën.
Lajmi kryesor:
Takimi mes 35 liderëve europianë, kryeministri Rama i pranishëm në Koalicionin e Vullnetmirëve në Paris










