Kartona të kuq, gola e penallti,
Barcelona vuan për biletën e finales

Kartona të kuq, gola e penallti,<br />Barcelona vuan për biletën e finales
Barcelona ka mundur të marrë biletën e saj për në finalen e Kupës së Mbretit, ku do të përballet me Celta Vigo, por ka qenë një ndeshje e vështirë për katalanasit.

Ndërkohë që ndeshja e parë kundër Atletico Madrid, në Vicente Calderon, është mbyllur me rezultatin 2 me 1 për Barcelonën, ndeshja e kthimit në Camp Nou ka përfunduar me një barazim 1 me 1.

Goli i parë i ndeshjes është shënuar nga Luis Suarez në minutën e 43-të, pas një topi të kthyer gabim nga portieri Moya.

Ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me katalanasit në avantazh, pjesa e dytë do të ndryshonte ekuilibrat në fushën e lojës.

Në minutën e 57-të, Sergi Roberto, do të ndëshkohej me kartonin të dytë të verdhë, duke u larguar nga fusha e lojës.

Nga ana tjetër, vetëm 10 minuta pas daljes së Sergi Roberto me karton të kuq nga fusha e lojës edhe Atletico Madrid do të mbetej vetëm me 10 lojtarë.

Miqtë në minutën e 80-të do të humbisnin një penallti si dhe mundësinë për të barazuar rezultatin.

Vetëm tre minuta më vonë do të vinte edhe goli i barazimit në Camp Nou, duke bërë që Barcelona të vuante në 10-të minutat e fundit të lojës, pasi Atletico kërkonte ta çonte ndeshjen në shtesa.

Ndërkohë kartoni i kuq nuk mungoi as për Luis Suarez, i cili la fushën e lojës në minutën e 90-të, pas kartonit të dytë të verdhë, duke bërë që katalanasit ta mbyllnin ndeshjen vetëm me nëntë lojtarë në fushë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos