Karvani që është më shumë se tre kilometra i gjatë përbëhet nga rreth 280 kamionë, sipas ministrisë. Diplomacia ruse nga ana e saj ka konfirmuar 262 kamionë, në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje.
Karvani duhet të përshkruaj 500 kilometra sot, sipas televizionit rus, për të mbërritur në mbrëmje në kufirin ruso-ukrainas në pikën kufitare Chebekino-Pletnevka, mes rajonit Belgorod (jug i Rusisë) dhe atij të Kharkiv (verilindje e Ukrainës).
Por Ukraina, që akuzon Rusinë se furnison me armë rebelët prorusë, çka përgënjeshtrohet nga Moska, paralajmëroi dje se ky karvan nuk mund të hyjë në territorin e saj në këtë gjendje, duke kërkuar që ngarkesa të ngarkohet në mjetet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në kufirin ruso-ukrainas./ATSH/