TIRANË – Avokati i Popullit, Igli totozani u dha mbështetjen Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me protestën e bërë dy ditë më parë për vendimin e
KQZ që mediat private mund të pranojnë nga partitë politike kasetat e tyre të montuara nga aktivitetet elektorale.
Kryetari i Unionit Aleksandër Çipa dhe drejtorja e "Shqiptarja.com", Anila Basha kanë ngritur para Totozanit të gjitha shqetësimet që kanë ardhur nga meiat në vend pas vendimit të KQZ.
Çipa shprehu shqetësimin se këto vendime jo vetëm që cënojnë pavarësinë e informimit publik, por shkelin dhe Kushtetutën në nenet për të drejtën e informimit.
“Ne e konsiderojmë këtë një precendet të rrezikshëm, i cili rrezikon dhe dhunon drejtpërdrejti pavarësinë e Informimit prej mediave të pavarura në Shqipëri, raportimin prej reporterëve të mediave audiovizive shqiptare dhe që praktikisht që deformon misionin natyral, duke i futur partitë politike si ndërmjetëse në informimin për opinionin publik për fushatën zgjedhore.
Vendimi i KQZ-së për pranimin e kasetave të montuara nga partitë është një precedent, i cili dhunon pavarësinë e informimit dhe deformon misionin e medias. Protestën e tij në lidhje me vendimin e KQZ, Unioni i Gazetarëve po e paraqit në institucionet shqiptare, të cilat mbrojnë Kushtetutën.
Me këtë vendim shkelen nene të Kushtetutës për të drejtën e informimit. Avokati i Popullit do të jetë një kontribut institucional në mbrojtje të Kushtetutës”, tha ai. Nga ana e tij, Avokati i Popullit, z.Igli Totozani tha se insitucioni që ai drejton do të ngrerë një grup pune për monitorimin e procesit zgjedhor.
“Në parim, ne jemi për moscënueshmërisë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë të mundshme të lirisë së mediave. Kam ngritur një grup pune, i cili deri ditën e hënë do të përgatisë qëndrimin zyrtar të institucionit të Avokatit të Popullit.
Besoj se do të jetë një rekomandim ndaj KQZ-së, por ndoshta nuk do të jetë i vetmi mjet që do të përdorim", tha Avokati i Popullit. Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, Unioni i Gazetarëve bënë protestë para dy selive të partive kryesore si dhe përpara KQZ.
Lajmi u përditësuaShkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3694
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44