Kasetat e partive, KQZ: Vendimi
ligjor, u bazua në Kod zgjedho

Kasetat e partive, KQZ: Vendimi<br />ligjor, u bazua në Kod zgjedho
TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se vendimi që televizionet private të transmetojnë fushatën përmes kasetave të ofruara nga partitë është marrë në mbështetje të Kodit Zgjedhor.

Zëdhënësja e KQZ citoi dy herë pikën 1 të nenit 84 të Kodit Zgjedhor mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim.
 
”Këtë të drejtë ua jep Kodi Zgjedhor dhe jo KQZ. Me këtë vendim në zbatim të kodit, KQZ vendos disa udhëzime që përcaktojnë identifikim dhe garanton panashëmërinë nga ana e operatorëve privatë në pasqyrimin e fushatës zgjedhore”- informon Drilona Hoxha në një deklaratë për shtyp në orën 10:00

“Jemi koshientë se të gjitha mediat s’kanë mundësi t’i trasnmetojnë dhe ky vendim i jep mundësi që ato ti kenë. Ky vendim nuk përjashton as mediat që dëshirojnë të ndjekin aktivitetet elektorale të partive. Të gjithë ata që intepretojnë apo keqinterpretojnë t’i referohen Kodit që është produkt i konsensusit të forcave politike të materializuarnë këtë kod”- nënvizon zëdhënësja e KQZ.

DEKLARATE E ZËDHËNËSES SË KQZ-SË, DRILONA HOXHAJ
KQZ-referuar nga keqinterpretimet e bëra për vendimin e së nr. 503 të datës 03.06.2013, sqaron opinionin publik se vendimin “Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio / Televiozionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozion nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013” e ka marrë në përputhje me Kodin Zgjedhor. KQZ në mënyrë eksplicite  ka cituar pikën 1 të nenit 84 të Kodit Zgjedhor.
Neni 84, pika 1, parashikon se informacionet mbi aktivitetin e fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore duhet te identifikohen qartë në përputhje me disa udhëzime të KQZ-së.
 
KQZ me vendimin nr. 503, datë 3.06.2013, ka zbatuar detyrimin qe kodi zgjedhor i ngarkon për të nxjerr udhëzime në lidhje me menyrën se si subjektet zgjedhore duhet të përgatisin materialet për informacionin e fushatës zgjedhor, të cilat ja vënë në dispozicion operatorëve radiotelevizive private.
 
Partive politike të drejtën të përgatisin materiale për pasqyrimin e fushatës zgjedhore dhe këto materiale t’ia vënë në dispozicion radiotelevizioneve private u’a jep kodi zgjedhor dhe jo KQZ.
 
KQZ me këtë vendim në zbatim të Kodit Zgjedhor vendos vetëm disa udhëzimë që garantojnë identifikimin e qartë të subjektit zgjedhor që ka përgatitur materialin për pasqyrimin e fushatës zgjedhore, si dhe garanton paanshmërinë nga ana e operatorëve radiotelevizivë privat në pasqyrimin e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore.
 
Të gjithë jemi koshient se jo të gjitha mediat kanë kapacitete dhe mundësi për të ndjekur çdo aktivitet të çdo partie politike dhe vendimi nr. 503 nuk i përjashton ato media nga mundësia për të transmetuar fushatën zgjedhore të partive politike. Ky vendim i KQZ nuk përjashton as mediat që dëshirojnë dhe kanë kapacitete për të ndjekur çdo aktivitet të të gjitha partive politike.
 
Të gjithë ata që interpretojnë apo keqinterpretojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet ti referohen Kodit Zgjedhor i cili është produkt i konsesusit të forcave politike, të materializuar nga Kuvendi i Shqipëtisë dhe që KQZ ka detyrimin ligjor vetëm për ta zbatuar atë atë nen për nen. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare