Kashahu në vend të Bogdanit/ Myrrizi-Bashës: Pyete pak a ka qenë në hetim për skandalin me uniformat e Ministrisë së Brendshme?

Kashahu në vend të Bogdanit/ Myrrizi-Bashës: Pyete pak a ka qenë në hetim për skandalin me uniformat e Ministrisë së Brendshme?

TIRANË- Reagimi i parë për emërimin e Arben Kashahut në vendin e Gerd Bogdanit si sekretar për marrëdhëniet me jashtë, ka ardhur nga deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi. Në një reagim të gjatë për mediat, nisur nga sulmet e vazhdueshme të PD për kryebashkiakët e socialist, Murrizi hedh dyshimet se edhe Kashahu ka qenë i nën hetim si anëtar i Komisionit të skandalit të tenderave të uniformave të Ministrisë së Brendshme gjatë viteve 2005-2010. Ai shkruan se Basha po sulmon PS-në se emëron persona me të shkuar kriminale, ndërkohë që po bën të njëjtën gjë në brenda partisë së tij.

Murrizi thekson se ky zëvendësim është një tregues se Basha po largon nga PD-ja emra me kontribut në këtë parti, por promovon persona krejtësisht të panjohur.

Reagimi i plotë
Epo shyqyr që po respekton kontribuesit dhe demokratët që kanë qëndruar fort 6 vite në opozitë o Lul molla! Emerimi si sekretar i marredhenieve me jashtë dhe njekohesisht antare kryesie ne PD i z Arben Kashahu, eshte kjo qe realisht demokratët “presin”

Arben Kashahu nje “opozitar” i pareshtur prej vitit 2013, nje “qendrestare” dhe demokrat i vendosur, nje kontribues i çmuar i te gjitha aksioneve opozitare nga viti 2013. Eshte pikerisht ky qe nuk ka lene aksion opozitare, beteje e proteste pa mare pjese si organizatore, eshte perplasur me policine, eshte mare disa here ne komisariat, eshte proçeduar shoqeruar e ndaluar nga pushteti i Rames me shume se Aureli, Luçiano, Klevisi, Bardhi, Bujari. Bile eshte goditur me shume se Dollapi, eshte helmuar me gaz lotsjelles 6 muaj rresht, çdo dite ka qene tek hallet e qytetareve te unazes, shkozes, çermes, pogradecit, tek teatri tek parcelat e droges e kudo qe demokratet e kane kerkuar.

E si te mos promovohet ne karriere nje “ kontribus” i tille? A ka thene Luli qe do rrespektojme kontributet e çdo demokrati? A beri 4 seminar me konservatoret Anglez qe te gjithe te zgjidhen nga antaresia??? Epo le te me thote nje demokrat se kush eshte, kur ka ardhe ne PD, çfar kontributi ka tek PD dhe çfar ka bere per pd ky Kashahu qe emerohet sot sekretar??

Nje pyetje edhe per Lul Mollen: Meqenese flisni shume per krimin dhe korrupsionin, per dekriminalizimin dhe pastrimin e politikes nga te njollosur,

A ka qënë Arben Kashau nën hetim, i ndaluar, i proceduar apo i arrestuar si anëtar i Komisionit të skandalit të tenderave të uniformave të Ministrisë së Brendshme gjatë viteve 2005-2010?!Rrespekto statutin e PD qe ka tre kollona baze o Lul:

Zoti, Familja, Prona! Mos mbush kryesine e PD me individe te nje komuniteti qe nuk pelqejne familjen!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja