TIRANË- Gerti Bogdani ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike. Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa thotë se ka ardhur koha për sfida dhe angazhime të tjera.
Në një reagim për gazetarin e Report Tv Elis Memelli, vetë Gert Bogdani u shpreh se dorëheqja ka të bëjë me strukturimin e brendshëm të PD-së duke deklaruar se kjo nuk ka të bëjë me një krizë. Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka kërkuar një post tjetër brenda Partisë Demokratike.
Por largimi i tij i menjëhershëm pa u emëruar ende në ndonjë post tjetër brenda PD-së lë vend për dyshime.
Bogdani ka qenë dy herë deputet i Partisë Demokratike dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në strukturat e saj. Ai ka qenë kreu i FRPD-së për t'u bërë më pas sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD post të cilin e mbante prej vitesh.
Po ndonëse një ndër deputetët më aktivë të kësaj force politike, Basha zgjodhi të lërë Bogdanin jashtë listës preferenciale në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, duke mos e transferuar as në ndonjë qark tjetër. Duke qenë i 12-ti në listë Bogdani kishte thuajse 'zero' shanse të zgjidhej deputet në kryeqytet, i cili ka gjithsej 11 njësi.
Ndërsa përgjatë këtyre dy viteve Bogdani nuk ka qenë aktiv në radhët e PD-së duke mos u shfaqur në deklarata politike ndonëse mbante postin e 'Ministrit të Jashtëm' të PD. Deklarata e tij e fundit publike daton rreth një muaj më parë, në datë 8 gusht ku ish-deputeti demokrat dënoi vendosjen e momorialit turk tek kodrat e Liqenit në Tiranë duke e quajtur atë një gafë të rëndë diplomatike.
Pas dorëheqjesë së Bogdanit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike e cila njofton se kryedemokrati Lulzim Basha ka pranuar dorëheqjen e Bogdanit por duke bërë të ditur edhe zëvendësin e tij. Ai është Arben Kashau me profesion jurist i cili ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit gjatë qeverisjes së PD nga viti 2005-2010.
"Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Duke vlerësuar angazhimin e zotit Bogdani për të forcuar lidhjet e Partisë Demokratike me partitë simotra, me PPE dhe me organizatat rinore të qendrës së djathtë europiane, zoti Basha thekson se kontributi i zotit Bogdani do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa.
Në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, Kryetari Basha ka emëruar zotin Arben Kashahu, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i ekipitnegociator për Marrëveshjen e StabilizimAsociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.Zoti Kashahu është në profesion jurist dhe pas përvojës 5 vjeçare si drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit, ka punuar në disa organizata dhe shoqëri ndërkombëtare.
Arben Kashahu është jurist me një eksperiencë të gjerë e të suksesshme.Në karrierën e tij profesionale ka mbajtur funksione të rëndësishme drejtuese. Disa nga këto pozicione janë: Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Europian (2005 – 2010), Partner menaxhues i firmës ligjore Prizm (2010 – 2017, 2018 - aktualisht), Drejtor i Departamentit ligjor pranë PëC në Shqipëri dhe Kosovë (2017 – 2018), Këshilltar ligjor e strategjik i shumë organizateve dhe shoqërive ndërkombëtare (2010 – aktualisht).
Arben Kashahu është angazhuar hershëm në forumet dhe strukturat e Partisë Demokratike.Ai ka qenë pjesë e ekipeve që kanë dhënë asistencë ligjore dhe kontribuar për formulimin e politikave të PD. Kashahu ka një përvojë të cmuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.Ai ka drejtuar suksesshëmekipinnegocues të qeverisë Shqiptare të Marrëveshjes së StabilizimAsocimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Një përpjekje të vecantëKashahu i ka kushtuar forcimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionet dhe shtetet anëtare të BE. Eksperienca e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare përfshin edhe bashkëpunimin dhe këshillimin për organizata ndërkombëtare publike dhe private. Arbeni është një autor dhe bashkë-autor i disa botimeve profesionale. Arbeni ka lektuar në disa universitete në Shqipëri dhe ka qenë folës në shumë aktivitete ndërkombëtare", thuhet në deklaratën e PD.
Deklarata e plotë e dorëheqejesë së Bogdanit
Ne radhe te pare deshiroj te ndaj me ju dhe te shpreh mirenjohjen time ndaj Liderit Historik te Partise Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, per besimin qe me dha ne vitin 2007 ne pozicionin e Sekretarit te Marredhenieve me Jashte te Partise Demokratike. Se dyti, deshiroj te falenderoj kryetarin aktual te Partise Demokratike, Z. Basha, per besimin e dhene ne vazhdimin e kesaj detyre pas ndryshimeve ne Partine Demokratike ne vitin 2013.
Nder vite kam patur privilegjin te perçoj zerin e çdo shqiptari, ne institucionet me te rendesishme te demokracise boterore, ne kontakt me personalitete te shquara dhe politikane, qe nga Kongresi e Senati i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Parlamenti Europian, Bundestagu Gjerman, etj, per mbeshtetjen e Shqiperise ne hapat e metejshem te integrimit europian dhe njohjen e Kosoves.
Ne kete kuader, ndjehem i privilegjuar qe detyra dhe objektivi i pare ne kete pozicion, mbrojtja e aplikimit te LDK-se se Kosoves dhe Ibrahim Rugoves, per anetaresim ne Partite Popullore Europiane u kurorezua me sukses. Gjithashtu besoj se puna e palodhshme dhe kontributi modest bene te mundur anetaresimin per here te pare te PD ne Bashkimin Nderkombetar Demokrat, IDU, ne Qershor te vitit 2008.
Me pas, puna paralele per ringritjen e FRPD dhe faktorizimin e saj ne Shqiperi por edhe ne arenen nderkombetare per here te pare, ne vitin 2014, bene te mundur qe si Kryetar i FRPD, te zgjidhesha President i Bashkimit Nderkombetar i te Rinjve Demokrate, IYDU, per dy vite me radhe. Dhe jo vetem, ne bashkepunim te ngushte dhe te frytshem me YEPP, IYDU, EDS dhe DEMYC realizuam ne Shqiperi disa Kongrese Rinore Boterore ku ftuam dhe prezantuam me Shqiperine mbi 600 lidera te rinj nga çdo kend e kontinent i botes.
Gjithashtu, jam besimplote se puna e vazhdueshme me EPP dhe dhenia e statusit te anetarit me te drejte vote te PD ne Partite Popullore Europiane ne vitin 2015, i ka dhene forces sone politike nje pozicion dhe rol edhe me te rendesishem ne kete familje te madhe politike Europiane.
Te dashur miq,
Une besoj se marredheniet me jashte dhe diplomacia e suksesshme nuk jane dhe nuk mund te jene thjeshte burokraci, por nje nderveprim i vazhdueshem per ngritjen e urave te komunikimit dhe forcimit te miqesive, si institucionale, ashtu dhe personale. Ndaj, deshiroj te shpreh nje mirenjohje te thelle per te gjithe ata kolege dhe miq te vyer me te cilet kemi bashkepunuar ne keto vite, qe nga vendet me demokraci te konsoliduara e deri tek ato me demokraci shume te brishta.
Sikunder deri me sot, jo thjeshte per shkak te detyres, por mbi te gjitha per shkak te vokacionit dhe parimeve personale, do te vazhdoj te kontriboj per avancimin e imazhit te Shqiperise dhe forcimit te rolit te saj jo vetem ne Rajon, por edhe me gjere. Jam i lumtur dhe i nderuar qe kam mundesine ta bej kete gje permes nje rrjeti fantastik miqsh nderkombetare - nga Ëashingtoni e deri ne Bruksel - me te cilet kam patur privilegjin te bashkepunoj nder vite. Miq te cilet nder vite, ne kohe prosperiteti dhe ne kohe te veshtira kane vizituar Shqiperine, e kane patur ne zemer dhe e kane ndihmuar per te perballuar dhe tejkaluar e sfidat me te cilat eshte hasur demokracia e brishte shqiptare.
Si rezultat i nje kohe te gjate ne kete pozicion, besoj ka ardhur koha per te pranuar sfida dhe angazhime te reja, per te vazhduar te jap kontributin tim per forcimin e metejshem te Partise Demokratike. Ju garantoj ju dhe çdo anetar te Partise Demokratike qe angazhimi dhe perkushtimi ne keto sfida te reja, do te jete gjithmone maksimal dhe gjithmone duke ruajtur parimin se te drejtat, mireqenia dhe shpresa e munguar, jo vetem e çdo demokrati, por mbi te gjitha e çdo qytetari te ndershem shqipetar, do te jete ylli polar i punes sime. Ndaj, ne kete kuader i kam kerkuar kryetarit te Partise Demokratike te pranoje doreheqjen time nga pozicioni i Sekretarit te Marredhenieve me Jashte te Partise Demokratike.
Puna ime do te vijoje çdo dite brenda dhe jashte Shqiperise dhe zeri im do te jete zeri i çdo shqiptari qe kerkon demokraci, vlera, drejtesi dhe mbi te gjitha shprese per nje Shqiperi, qe sot ka nevoje per shprese me shume se çdo here tjeter!
Gert bogdanin e njoh si cun fultzi... dikur per te kisha respekt si cun i zgjut e inteligjent. Por cdo gje iku me futjen e tij ne politiken aktive. Nuk e kisha pritur kurre nga nje cun inteligjen dhe i shkolluar ne nje nga universitetet me te mira te usa te binte aq poshte pas antarsimit ne PD. Qendrimet e tij kane qene totalisht deslstruktive.
PërgjigjuUbubu se me ngordhi lopa. C'ti bej zamanit c'ti bej feleqit.Kur u be qehaja Met Rroga(Arben Kashahu) Punen tone ta haje dreqi
PërgjigjuPo cme tha te iku ky nje bajge me pak
Përgjigjuvec nje rrezultat ka per te pasur. deshtimin e sigurte.
PërgjigjuPlasi ne Kucove batute nga filmi Gjeneral Gramafoni.
PërgjigjuMe mire vone se kurre , pooor beme baba te te ngjaj. Hengret ne komunizem, tani e mbyll me mirenjohje per kriminelin komunist me tesere Partie SB. Ky je ti o Bogdan qe ke mirnjohje per Piramidat, Gerdecin, 21 janarin etj.Vetem se shqiptaret e kane te qarte se ti ike prej Vettingut te politikaneve, qe shume shpejt do u trokase ne koke.
PërgjigjuNje m** me pak
PërgjigjuKETA PLEHRA duhet te dalin jashte sistemit politik ne shqiperi,,,,,te dalin jasht ligjit,,,se populli ja ka hequr vijen me kohe,.....
PërgjigjuSKA RENDESI PER KETE PARTI SI E KLLONUAR SE KUSH HIKEN E VJEN, RENDESI KA MOS E DEGJOJME QE TI HIKE NDRIKULLA E PARTISE .KOMUNISTE E L.S.I-se FALLXHORJA kukuvajka qe te neverisin sebashku kur flasin ne sallat qe habitem kush i shkon dhe i degjon ,POR ME SHUME MALLKOJ ATO KOKRRA QE I DEGJOJNE DHE I RRINE MBRAPA KETYRE BASTARDEVE DHE GJINKALLAT E MERZITSHEM DHE HALET E KRIJUAR NE ATE KOMB . POPULL KOHA E TYRE KA MBARUAR ,PA FILLUAR MADJE .Fatkeqesia me e madhe e Kombit Shqipetar eshte ardhja dhe fillimi i ketyre non-sense qe sollen varferine duke e vjedhur kete Komb qysh kur erdhen me dy gishta si filmat qe shihnim ne Komunizem , lulicocer dhe shume filma qe ju ka hikur koha dhe yndyra Ne te dashur duhet te gjejme dashurine ,mencurine dhe vendosim ate bashke me drejtesine dhe Humanizmin Per ne ska me rendesi se kush ishte LERE SPAK TI JAPE FUND KETYRE FUNDRRINAVE ,Ne i dashur POPULL DUHET TE GJEJME VETVEHTEN ,ARMONINE DHE JETESEN SI TERE BOTA QE GEZOJNE POPUJT KU JETOJNE DEMOCRACY NUK JANE 2 GISHTAT E PLAKUT DOBIC Berisha ,me ish ato qe ai ndertoi dhe manipuloi . Drejtesi eshte vrulli dhe barazia e jetes se cilit do A e quani drejtesi qe sollen keto bandite ,qe erdhen nga ish Komunizmi PA BREKE NE BYTHE ,dhe u bene milionere me Euro e florinj te Shqipetareve ,dhe ne sot ankohemi per Qeverine qe sot eshte ne funksionim , KOLERA DHE KANCERI I YNE JANE KETO BANDITE QE U RRITEN E MESUAN NE KOMUNIZEM SI TE VJELLIN E MASHTROJNE shqipetaret .koha e tyre eshte qelbur dhe bie ere kerm .harrojini llafellogjite e ketyre mushkonjave sa vjen ,behen me te Eger e ju pijne gjakun me shume .LER DREJTESINE DHE SPAK TI MARRE PERPARA DHE DERGOJE ATJE KU HA PULE GURE . SHQIPETARET MERITOJNE NJE TE ARDHME SERIOZE ,JO ME ME KETO GJELA E PULA QE KAKARISIN NE CDO VEND KU SHKOJNE SE JU DHEMBSET POPULLI ,ATO E PATEN KOMBINDHE QEVERISJEN PER 25 VITE DHE JU BENE SHOSHE DUKE JU XHVATUR E MASAKRUAR NE EMER TE STILIT BASTARD demokraci me te qelbur dhe zgjebosur ne historine NDERKOMBETARE
PërgjigjuPinoku i vogjel...hahaha
Përgjigju