KASHAR- Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Kasharit në kryeqytet. Një nga makinat ka dalë nga rruga pasi, shoferi ka humbur kontrollit e mjetit, dhe ka aksidentuar 2 persona.

Nga ngjarja e ndodhur rreth orës 15:53 minuta, kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)