"Ky nënstacion me pajisje moderne garanton standardet më të larta të fushës, dhe është i një rëndësie lokale dhe rajonale".- tha Berisha duke shtuar se "këto investime janë bazë e një nxitje të madhe të ekonomisë shqiptare. me këto investime shqipëria është shndërruar në vendin me rritje ekonomike"
Nënstacioni elektrik i financuar nga qeveria italiane me një vlerë prej 25.6 milionë eurosh, është nënstacioni më i madh dhe më i rëndësishëm i sistemit të transmetimit të Shqipërisë.
Ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Saba D’Elia tha se, “përveç projekteve për realizimin e linjës elektrike të tensionit të lartë Elbasan-Tiranë, (projekt i përfunduar) dhe të Qëndrës Dispecere dhe Telekontrollit të Rjetit Elektrik (projekt në fazë realizimi), ndërtimi i Nënstacionit 2 në Tiranë përfaqëson një tjetër vepër të rëndësishme të infrastrukturës e realizuar në kuadër të këtij programi ambizioz”
"Nënstaconi është një impiant me një përmbajtje të lartë teknologjike, që kryen funksionin e ulje/ngritjes së tensionit elektrik në mënyrë që të lejojë sjhpërndarjen e elektricitetit në mënyrë të vazhdueshme dhe efikase, e gjitha në përfitim të shoqërive dhe të qytetarëve", tha D’Elia.
“Me këto investime është bërë e mundur që Shqipëria nga vendi i gjeneratorëve, të bëhet vendi me një sistem energjetik që mbështet rritjen më të madhe ekonomike". – tha Berisha
“Ky sistem bëri të mundur që eksportet shqiptare të trefishohen, që investimet e huaja të rriten me 316 për qind”, theksoi Kryeministri, ndërsa shtoi se, “qeveria është e vendosur që ta mbajë energjinë, si fushën kryesore të investimeve”.
Ai siguroi gjithashtu se, qeveria do bëjë gjithçka për standarde sa më liberale të tregut energjetik, që jo vetëm të mbulojë nevojat e vendit, por të jetë edhe eksportues i rëndësishëm në rajon.
NENSTACIONI
Nënstacioni “Tirana 2” përbëhet nga dy autotransformatorë 400/250 kv me fuqi 300 MVA secili, dy autotransfomatorë 220/110 kv secili me fuqi 120 MVA si dhe me tre linja dalëse 400 kv, 6 linja dalëse 220 kv dhe tre linj dalëse 110 kv, bëri të ditur OST. Në anën 400 kv të tij lidhen dy linja të rëndësishme 400 kv: linja e interkonjeksionit 400 Tiranë – Podogricë dhe linja 400 kv Tiranë – Elbasan. Gjithashtu në këtë N/stacion është e gatshme dalja e linjës së interkonjeksionit 400 kv me Kosovën.
Në anën 220 kv të këtij N/stacioni janë lidhur dy linjat kryesore 200 kv që vijnë nga HEC Koman dhe që fusin fluksin e kaskadës së Drint direkt në nyjen kryesore të konsumit, s dhe 4 linja të tjera që e lidhin atë me N/st e Rrashbull, Tirana 1, Sharë dhe Elbasan.
Nga ana 110 kv ai do të lidhet direkt me N/st e Selitës dhe të Kasharit, që furnizojnë me energji elektrike një pjesë të rëndësishme të rajonit të Tiranës.
Sipas OST rëndësia e këtij nënstacioni është e shumëfishtë. Nëpërmjet transformimit 400/220 kv ai siguron lidhjen midis dy niveleve të tensionit: 400 kv dhe 220 kv, duk bërë të mundur futjen e fluksit të fuqisë nga rrjeti i interkoneksionit 400 kv në rrjetin e brendshëm 220 kv. Pra ai është pjesë e domosdoshme e rrjetit që realizon shkëmbimin e energjisë elektrike me fqinjët, veçanërisht importin e energjisë elektrike, i cili mund të merret në çdo kohë në sasinë e nevojshme me një nivel të lartë sigurie.
Pozicioni i N/stacionit pranë Tiranës, që perrfaqëson nyjen m eetë madhe të konsumit dhe lidhja e tij me rrejtin 220 kv dhe 110 kv, krijon mundësinë e një shpërndarje më të balancuar të flukseve në rrjetin 220 kv, me një impakt të rëndësishëm në reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike dhe përmirësim të cilësisë së shërbimit të energjisë elektrike në rajonin e Tiranës.
Punimet për ndërtimin, janë kryer nga firma Ansaldo T&D dhe nga Impianti Carlo Gavazzi, shoqëri italiane lider në sektorin e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike. Inisiativa është realizuar me palën shqiptare, Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Enegjitikë
(shqiptarja.com)