Kashari bëhet me bulevard të ri (FOTO)

Kashari bëhet me bulevard të ri (FOTO)

Pas Bulevardit të Ri, kryeqytetit po i shtohet një tjetër bulevard, këtë herë në periferi të tij. Bëhet fjalë për bulevardin e Kasharit që është drejt përfundimit, dhe i cili pritet t’i japë zhvillim të gjithë zonës.

Rreth 80 mijë banorë të kësaj zone do të kenë një bulevard me të gjithë elementët e standardet e nevojshme.

Bulevardi i Kasharit do të ketë dy korsi për secilin kah lëvizjeje, korsi biçikletash, dhe rrugë për këmbësorët. Ndërkaq, në këtë bulevard me përmasa moderne, janë të përcaktuara zonat për gjelbërim, trotuaret, korsia e biçikletave dhe itinerari ku do të lëvizin makinat.

Me përfundimin e punimeve për Bulevardin e Kasharit, i cili lidhet me “Unazën e re”, pritet që të reduktohet trafiku i rënduar që krijohet në zonë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave