Kashmir, përplasje me armë zjarri, dy persona humbin jetën

Kashmir, përplasje me armë zjarri, dy persona humbin jetën

Forcat e sigurisë indiane kanë vrarë një militant në një betejë me armë zjarri në Kashmir, duke shënuar përplasjen e parë prej kur Nju Delhi i ka hequr statusin special këtij rajoni.

Sipas Agjencisë REL, një zyrtar policor po ashtu është vrarë në luftimet që kanë nisur në Kashmirin e kontrolluar nga India

Mijëra trupa paramilitare ushtarake janë pozicionuar për të kontrolluar Kashmirin.

Pakistani në anën tjetër ka thënë se tre civilë pakistanezë kanë vdekur nga të shtënat indiane afër kufirit de fakto në Kashmir, i njohur si Linja e Kontrollit.

Militantët pro pavarësisë së Kashmirit janë zotuar se do të vazhdojnë të protestojnë dhe kanë kërcënuar se do të nisin luftën e armatosur.

Veprimet e Indisë kanë provokuar reagime të forta edhe në Pakistan, duke bërë që autoritetet e Islamabadit të njoftojnë se do të ndërpresin tregtinë bilaterale me Indinë dhe do të dëbojnë ambasadorin Indian.

Qeveria indiane nga ana e saj ka dërguar mijëra trupa shtesë në rajonin e diskutueshëm, ka vendosur gjëndjen e shtetrrethimit, ka mbyllur linjat e telekomunikacionit dhe ka arrestuar disa udhëheqës politikë.

Gjatë një takimi me kryeministrin pakistanez, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kryeministri indian, Narendra Modi i ka kërkuar atij që jetë ndërmjetësues për Kashmirin, një pretendim i hedhur poshtë nga Nju Delhi.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë