Giorgia Meloni ka marrë një dhuratë të veçantë nga kryeministri indian Narendra Modi, i cili po zhvillon një vizitë në Itali.
Ai i ka dhuruar një pako me çokollata “Melody”, një emër që bashkon emrat e tyre.
“Kryeministri Modi na solli një dhuratë, karamele të shkëlqyera me çokollatë… Melody”, thotë kryeministrja Meloni në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.
Në këtë vizitë, Modi ka shkuar në Koloseun e Romës, kanë shëtitur me makinë ndërsa Meloni organizoi edhe një darkë speciale në nder të kryeministrit indian.
Thank you for the gift pic.twitter.com/7ePxbJwPbA
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) May 20, 2026
Komente








