KQZ rrëzon kërkesën e PD-LSI për komisionerë, anëtarët e mazhorancës: Nuk janë subjekt zgjedhor (VIDEO)

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të pasur komisionerë së bashku me LSI-në në procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019, të cilin ata e kanë bojkotuar duke mos pasur asnjë kandidat për kryetar bashkie. Katër anëtarët e propozuar nga mazhoranca në KQZ, thanë se PD dhe LSI nuk janë subjekt zgjedhor, dhe duke mos pasur interesa të drejtpërdrejta në zgjedhje nuk kanë arsye për të pasur komisionerë. Votën pro tyre e dha vetëm kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, i cili e argumentoi korrekte kërkesën e dy partive joparlamentare, LSI-së dhe PD-së.

"Kolegët e mi fokusim më shumë moral, se sa ligjor. Pasi kemi kaluar gjithë këto hallka ligjore. Ligji thotë se anëtarët e emëruar qëndrojnë deri në emërimin e anëtarëve nga partitë politike, sipas këtij neni zëvendësimi duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Nëse nuk janë parti politike, ti themi gjykatës të sjellë nëse këto janë parti politike apo jo. Përvec një lloj moraliteti nëse është apo jo qëllimi i duhur, i keq apo jo...le të ma thonë nëse kjo gjë ndalohet. Nëse ka një nen në ligj që ndalon kërkesën e partive. Partitë po zëvendësohen me qytetarë, si, ku? Ne po shkojmë një gjë më të avancuar. Po një qytetar kush do ta propozojë? Unë them se kërkesa është korrekte dhe duhet të pranohet", tha Zguri.

Debati i plotë në KQZ

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso në përfundim të mbledhjes, para gazetarëve, tha se ky vendim i paligjshëm sipas tij, do të ankimohet. Vendimi i KQZ-së mund të ankimohet në Kolegjin zgjedhor, brenda 5 ditëve.

"Opozita e bashkuar do të ndjekin të gjithë hapat ligjor për ta kundërshtuar këtë vendimmarrje të paligjshme dhe do ti drejtohemi ndërkombëtarëve, misionit të OSBE/ODIHR lidhur me këtë shkelje të ligjit, do të bëhen denoncimet me emër me mbiemër duke filluar nga anëtarët e KQZ. Mazhoranca ka katër anëtarë në KQZ, ndërkohë që sipas ligjit i takojnë 2 anëtarë", tha Ivi Kaso.

PD dhe LSI,  edhe pse jo parti parlamentare, kërkuan të shfrytëzonin atë që e quajtën si të drejtë ligjore nisur nga rezultati i zgjedhjeve të 2017-ës për të pasur komisionerë në zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse ato i kanë bojkotuar zgjedhjet dhe nuk kanë asnjë kandidat për kryetar bashkie.

DISKUTIMET në mbledhjen e KQZ-së

Më herët gjatë debateve në mbledhjen e KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso tha se anëtarët e KQZ janë kërcënuar nga mazhoranca për të mos pranuar komisionerë, ndërkohë ishte vetë ai që e ktheu në kërcënim ndaj anëtarëve duke i përmendur burgun në rast se nuk votojnë.

Nëse do të ketë ndonjë vendimmarrje kundër pranimit të komisionerëve, atëherë do të përballen me përgjegjësi penale, tha Kaso. Anëtari i KQZ-së Denar Biba, tha se ky është një shantazh shumë i rëndë për të ndikuar në mënyrën e votimit, në sajë të kërcënimit. Kaso tha se vetëm sa parashtroi të drejtat ligjore që sipas tij i takojnë PD-së.

"Opozitë fasadë për të zëvendësuar opozitën e vërtetë. Është një proces zgjedhor i mbushur me paligjshmëri, që në më shumë se gjysmën e bashkive ofron një kandidaturë të vetme. Eksponentë të mazhorancës kanë kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë komisionerët tanë. Anëtarët e KQZ të mos bien pre e presioneve. Ju paralajmëroj se nëse nuk udhëhiqeni nga ligji,  do të ballafaqohet me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale në rast të shpërdorimit të detyrës. Ligji është i qartë dhe nuk mund të bëhet objekt debati", tha Ivi Kaso.

"Na shantazhove. Ishte shume e rëndë dhe e ulët. Është hera e parë", u shpreh Denar Biba.

Bledar Skënderi, anëtari i KQZ-së deklaroi votën kundër. "Nuk kanë të drejtë ligjore për të çuar komisionerë", tha ai. Ndërsa referuar atyre që ai i quajti presione nga ana e Ivi Kasos se do të ketë kallëzime penale nëse nuk pranohen komisonerët, ai u shpreh: "Ne kemi vetëm ligj në bindjen tonë dhe do ta zbatojmë atë".

Edhe anëtarja Rezarta Bitri deklaroi votën kundër: "Është kusht - tha ajo - që partitë të jenë subjekt zgjedhor për të pasur komisionerë". 

1558607002_anetarja.jpg

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe anëtarja Edlira Jorgaqi, e cila tha se nuk mund të përfitojë nga e drejta ligjore një parti që nuk ka asnjë përfaqësues të saj dhe që ka refuzuar publikisht të jetë pjesë e zgjedhjet. "Interesi duhet të jetë i drejtpërdrejtë me subjektin politik", tha Jorgaqi. Njëjtë edhe anëtari Denar Biba i cili e ka shprehur qëndrimin e tij edhe në mbledhjen e shkuar të KQZ-së.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se është e drejtë ligjore për të pasur komisionerë. Ai tha në mbledhjen e KQZ, se në procesin e deritanishëm ka shkelje të mëdha ligjore që sipas tyre lidhen me regjistrimin e kandidatëve të tjerë, siç janë të Bindjes Demokratike të Astrit Patozit, që sipas Kasos, por tentohet të krijohet një opozitë fasadë.

Përfaqësuesi i PD-së theksoi se ata duan të monitorojnë procesin zgjedhor, për shkak ankesave dhe denoncimeve që ata pretendojnë se ka procesi.

Në këtë kontekst, Eridjan Salianji nga PS, kërkoi të di nëse PD do të monitorojë procesin, apo nëse do vërtetë të plotësojë të gjitha detyrimet ligjore që i përkasin komisionerëve. Kaso u shpreh se i duan komisionerët për të parandaluar të gjitha paligjshmëritë që mund të hasen në procesin zgjedhor.

1558606961_kaso10.jpg

Ivi Kaso: 30 ditë përpara zgjedhjeve kemi të drejtë të plotësojmë vakancat. Duhet të monitorojmë procesin zgjedhor. Ka ankesa e denoncime. KZAZ janë të mbushura me paligjshmëri, me qëllim të qartë të partisë shtet, e cila dhe e vetme në garë shkel afatet e deri tek emërimi i një opozite fasadë. Krijojnë përshtypjen sikur do të ketë zgjedhje. Ky kryeministër nuk garanton dot zgjedhje as kur garon e vetme. Ne po ushtrojmë një të drejtë ligjore për komisionerët.

Eridjan Salianji, PS: I do për të bërë detyrën, apo si vëzhgues.

1558606984_kqz.jpg

Kaso: Duam anëtarë në KZAZ, kjo është e qartë. Kandidaturat tona janë serioze. Me eksperiencë të mëparshme zgjedhore

Salianji: Procesi zgjedhor ka afate. Që të jesh subjekt zgjedhor duhet të jesh regjistruar. Pastaj të lindin të drejtat për marrjen pjesë në proces.

Kaso: Komisionerët përcaktohen përpara se partitë të regjistrohen në zgjedhje

Bledar Skënderi: Ja u çmend një komisioner e merr vulën dhe ikën. Kjo është parashikuar si nen penal.

VIDEO/Mbledhja e plotë e KQZ

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë