Luan Rama: KQZ instrument i veprimtarisë kriminale, mos të lejojmë që të zhvillohet farsa e radhës

Luan Rama: KQZ instrument i veprimtarisë kriminale, mos të lejojmë që të zhvillohet farsa e radhës

Luan Rama

Zv.kryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së PD dhe LSI për të pastur komisionerë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas Luan Ramës, mos regjistrimi komisionerëve përfaqësues të opozitës është përpjekja e radhës për të bërë të mundur një farës zgjedhore. Më pas zv.kryetari i LSI ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili me 4 përfaqësues nga maxhoranca është në ilegjimitet të plotë.

Deklarata e plotë e Ramës:  

" Në tërësinë e paligjshmërisë dhe të absurditetit nëpër të cilin po ecën maxhoranca dhe qeveria shqiptare, edhe sot KQZ-ja, një trupë tërësisht e paligjshme pasi e gjithë veprimtaria e saj tanimë është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, ka ndërmarrë hapin e radhës duke kryer në këtë mënyrë shërbimin e radhës ndaj qeverisë.

Me paligjshmërinë e veprimtarisë së vet, KQZ bëhet pjesë e tërësisë së sjelljes kriminale që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri.

Mosregjistrimi komisionerëve përfaqësues të opozitës, që është detyrim i Kodit Zgjedhor, është përpjekja e radhës për të bërë të mundur që farsa zgjedhore të jetë skandaloze dhe në përmasat e një krimi elektoral pa shkuar ende në ditën e zgjedhjeve.

E gjitha kjo është një absurd i tërë, sepse jo vetëm nuk ka garë, jo vetëm nuk ka opozitë që merr pjesë në zgjedhje, jo vetëm që ka edhe përfaqësues të maxhorancës që nuk plotësojnë kriteret ligjore, po për fat të keq pjesë e instrumenteve kriminalë dhe të shkeljes së ligjit, është bërë tashmë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili me 4 përfaqësues nga maxhoranca është në ilegjimitet të plotë, është në shkelje të Kodit Zgjedhor, është ndërkaq instrumenti i radhës i një veprimtarie kriminale të nisur më herët dhe që dëshmon se 30 qeshori nuk do të jetë ditë dhe datë zgjedhjesh në Shqipëri. Me këtë veprim dhe me këtë sjellje që po demonstron mazhoranca dhe në mënyrë të veçantë qeveria nuk po bën asgjë tjetër vetëm po konfirmon dhe po rikonfirmon se duke qenë produkt i zgjedhjeve të kriminalizuara njësoj si bandat e krimit, apo si kriminelët përbërës të bandave, kërkojnë të mbulojnë gjurmët e krimit me krimin e radhës.  Prandaj edhe njëherë pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 25 majit, revolta qytetare, mosbindja qytetare dhe vendosmëria qytetare për të mos lejuar që të zhvillohet farsa e radhës e turpit në Shqipërinë që synon të jetë anëtare e Bashkimit Europian, është sot më shumë se kurrë detyrë, përgjegjësi dhe angazhim qytetar, detyre,përgjegjësi dhe angazhim patriotik, për ti thënë ndal njëherë e mirë të keqes, për ti thënë ndal njëherë e mirë ilegjimitetit të zgjedhjeve", ka deklaruar Luan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kllounet: 23/05/2019 17:02

    Po Kaseta partise cfare eshte, apo shpifje, po kush e tha - gjykatesi, kush gjykates keto me pare llotosh e dasmash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë